Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Atentati ndaj gazetarit të RAI3 Ranucci jo nga shqiptarët, por nga miku i tij

    Samiti i NATO-s, Trump për Iranin: Për mua, armëpushimi ka mbaruar! Ata janë gënjeshtarë

    Samiti i NATO-s/ Trump: Grenlanda është një problem i madh për SHBA-në

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Trafiku i 8 tonëve drogë nga Amerika Latina drejt Europës, SPAK dërgon për gjykim 15 të pandehurit

    July 8, 2026
    Trafiku i 8 tonëve drogë nga Amerika Latina drejt Europës, SPAK dërgon për gjykim 15 të pandehurit

    Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e grupit kriminal prej 15 personash të dyshuar si autorë të trafikimit të mbi 8 tonëve drogë nga Amerika Latine në drejtim të Europës.

    Klevis Hoxhosmani – “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”,

    Ermir Ndreaj – “Trafikim i lëndëve narkotike”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal” “Grup i strukturuar kriminal”

    Erion Alibej – “Trafikim i lëndëve narkotike”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal” “Grup i strukturuar kriminal”

    Devid Patrut – “Trafikim i lëndëve narkotike”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal” “Grup i strukturuar kriminal”

    Gent Nderjaku – “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”,

    Nazmi Shahini – “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”,

    Ramazan Rraja – “Trafikim i lëndëve narkotike”,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”

    Plaurent Dervishaj – “Trafikim i lëndëve narkotike”,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”

    Amar alias Dritan Shkëmbi – “Trafikim i lëndëve narkotike”,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”

    Amer alias Ilir Lloshi – “Trafikim i lëndëve narkotike”,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”

    Julian Meçaj – “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”,

    Bledar Polovina – “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”,

    Bashkim Haxhija- Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

    Endrit Sinani – Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

    Njoftimi i SPAK:

    Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr. 184/3 të vitit 2024, në ngarkim të 15 të pandehurve, të akuzuar si më poshtë vijon: 

    Artur Hoxhosmani, për kryerjen e veprave penale:

    “Trafikim i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

    “Grup i strukturuar kriminal”,  parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal në formën e drejtimit,

    “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me fishekët e gjetur në banesë, e parashikuar nga neni 278/3 të Kodit Penal,

    “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në banesë, parashikuar nga neni 278/4 të Kodit Penal, si dhe

    “Futje ose mbajtje e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, e  parashikuar nga Neni 324/a/1 të Kodit Penal. 

    Genti (alias Kili, alias Ekil) Nderjaku dhe Nazmi Shahini (alias Drazhi), për kryerjen e veprave penale:

    “Trafikim i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, si dhe

    “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal në rolin e drejtuesit.

    1. Devid Patrut (alias Devid BORAJ, alias Elidon Skëndaj, alias Fatmir Pepaj), Ermir Ndreaj dhe Erion Alibej (alias Erion Dylgjeri, alias Andrea Dylgjeri), për kryerjen e veprave penale:

    “Trafikim i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, (në episodin e 13.12.2020, Guajaquyil, Ekuador) parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, si dhe

    “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal në formën e drejtimit.

    2.Klevis Hoxhosmani, për kryerjen e veprave penale:

    “Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar, më shumë se një herë (në episodet e datës 06-07.06.2020, Roterdam, Holandë; dhe 28.10.2020, Roterdam, Holandë) nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, si dhe

    “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal në formën e pjesëmarrësit.

    3.Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj, Amar (alias Dritan) Shkëmbi, dhe Amer (alias Ilir) Lloshi, për kryerjen e veprave penale:

    “Trafikim i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a/1 (në episodin e datës 28.10.2020, Roterdam, Holandë) dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, si dhe

    “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal në formën e pjesëmarrësit.

    4. Julian Meçaj dhe Bledar Polovina, për kryerjen e veprave penale:

    “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal (me tipologjinë e krimit vazhdues, përgjatë periudhës janar 2020-mars 2021, kryer në formën e shitjesh dhe ofrimit për shitje), parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28 pika 4 dhe 6 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,

    “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

    Bashkim Haxhija dhe Endrit Sinani, për kryerjen e veprave penale:

    “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal (me tipologjinë e krimit vazhdues përgjatë periudhës janar 2020-mars 2021, kryer në formën e shitjesh dhe ofrimit për shitje), parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28 pika 4 dhe 6 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

    Nga aktet e administruara ka rezultuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë koordinuar me njëri-tjetrin në aktivitete të ndryshme kriminale edhe përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar SkyEcc, të cilat janë administruar nga autoritetet e drejtësisë franceze në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike.

    Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se të pandehurit në bashkëpunim mes tyre, me persona të dënuar nga autoritetet e huaj, me persona të proceduar nga autoritetet shqiptare, apo persona ende të paidentifikuar, kanë trafikuar nga vendet e Amerikës Latine (Brazil, Ekuador e Kolumbi) dhe Spanja e Maroku për në vendet evropiane (Itali, Belgjikë, Spanjë, Holandë etj.,), si dhe kanë tregtuar dhe ofruar për shitje në këto shtete evropiane në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, sasi të konsiderueshme prej 8126 kg lëndë narkotike:

    • 7261 kg, lëndë narkotike e llojit kokainë
    • 590 kg, bimë narkotike e llojit hashash
    • 275 kg, bimë narkotike e llojit kanabis sattiva.

    Në përfundim të hetimeve është konkluduar se të pandehurit Artur Hoxhosmani, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), Nazmi Shahini (alias Drazhi), Devid Patrut (alias Devid Boraj, alias Elidon Skëndaj, alias Fatmir Pepaj), Ermir Ndreaj dhe Erion Alibej (alias Erion Dylgjeri, alias Andrea Dylgjeri), kanë pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në veprimtarinë e paligjshme që lidhen me narkotikët, ndërsa të pandehurit Klevis Hoxhosmani, Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj, Amar (alias Dritan) Shkëmbi, Amer (alias Ilir) Lloshi, Bashkim Haxhija, Julian Meçaj, Bledar Polovina dhe Endrit Sinani, kanë patur rolin e pjesëmarrësve.  

    Prokuroria e Posaçme ka depozituar pranë gjyqtarit të seancës paraprake kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj 3 (tre) personave nën hetim, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

    Bazuar në aktet e administruara gjatë hetimit, është konkluduar se, për një nga episodet e atribuuara të hetuarit Devid Patrut, ky i fundit është dënuar nga autoritetet belge të drejtësisë. Për rrjedhojë, në këtë rast gjen zbatim parimi i gjësë së gjykuar (ne bis in idem). Ndërsa, për të hetuarit Ilir Lloshi dhe Julian Pjetri u konkludua se fakti penal i atribuuar nuk ekzistonte ose nuk u arrit të provohej kryerja e veprave penale.

    Hetimet rreth këtij procedimi penal janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet franceze, spanjolle, belge, britanike, holandeze, braziliane, italiane, ekuadoriane të drejtësisë, dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe gjatë fazës së ekzekutimit të masave të sigurimit personal në bashkëpunim me strukturat e hetimit me Policinë e Shtetit.

    Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të të pandehurve që kanë marrë pjesë në aktivitetin e paligjshëm në fushën e narkotikëve dhe vijimin e hetimit pasuror/financiar kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 184/3 të vitit 2024, dhe numërtimin si procedimi penal nr. 184/3.1 i vitit 2026.

    dërgohen për gjykim 15 të pandehurit nga Amerika Latina drejt Europës spak Trafiku i 8 tonëve drogë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Atentati ndaj gazetarit të RAI3 Ranucci jo nga shqiptarët, por nga miku i tij

    July 8, 2026

    Samiti i NATO-s, Trump për Iranin: Për mua, armëpushimi ka mbaruar! Ata janë gënjeshtarë

    July 8, 2026

    Samiti i NATO-s/ Trump: Grenlanda është një problem i madh për SHBA-në

    July 8, 2026

    Ndërhyrjet në QSUT, një pacient i verbër 68-vjeçar rifiton shikimin

    July 8, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.