Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Atentati ndaj gazetarit të RAI3 Ranucci jo nga shqiptarët, por nga miku i tij

    Samiti i NATO-s, Trump për Iranin: Për mua, armëpushimi ka mbaruar! Ata janë gënjeshtarë

    Samiti i NATO-s/ Trump: Grenlanda është një problem i madh për SHBA-në

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Samiti i NATO-s në Ankara, në fokus mbështetja për Ukrainën! Rama pritet të takohet me Erdogan

    July 8, 2026
    Samiti i NATO-s në Ankara, në fokus mbështetja për Ukrainën! Rama pritet të takohet me Erdogan

    Prej ditës së djeshme, Ankaraja ka hapur dyert për samitin e NATO-s ku ka pritur liderët e 32 vendeve anëtare të Aleancës më të madhe ushtarake.

    Bisedimet dje u fokusuan te investimet dhe forcimi i industrisë së mbrojtjes ushtarake për vendet. Ndër temat kryesore pritet të jetë situata në Ukrainë dhe paketa e ndihmës prej 70 miliardë eurosh që aleatët evropianë pritet ta formalizojnë në Ankara për të siguruar mbështetje për Kievin për dy vitet e ardhshme.

    Dita do të hapet me fjalimet e Sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte dhe udhëheqësve pas mbërritjes së tyre, e më pas do të mbahet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, fotografia tradicionale familjare dhe, në orën 11:15 të paradites sipas orës lokale (10:25 të paradites sipas orës CET), takimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut. 

    Samiti do të përfundojë me konferencën e fundit për shtyp të Rutte në pasdite. Më pas do të mbahen konferencat për shtyp të udhëheqësve, ndërsa ajo e Presidentit të SHBA-së Donald Trump është planifikuar për në orën  16:05.

    Në një takim me Presidentin Tayyip Erdogan, Trump tha se mund ta kishte bojkotuar plotësisht samitin e NATO-s nëse nuk do të kishte pasur marrëdhënie të ngrohta me udhëheqësin turk dhe nuk përjashtoi tërheqje të mëtejshme të trupave nga Evropa.

    “Epo, do ta shohim. Isha shumë i zhgënjyer me NATO-n“, tha ai, duke veçuar Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë që nuk bënë mjaftueshëm për të mbështetur luftën e SHBA-së kundër Iranit.

    Sot, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pritet të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, një takim që premton të jetë vendimtar për lëvizjet e ardhshme të bllokut perëndimor në mbështetje të Kievit, pikërisht në kohën kur tensionet ushtarake dhe diplomatike po përshkallëzohen në Evropën Lindore.

    Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pritet të zhvillojë sot disa takime me krerë shtetesh, mes tyre dhe me kryeministrin Edi Rama.

    Dita e parë e takimeve në kuadër të Samitit në Ankara u përmbyll me një darkë shtetërore të Presidentit turk, që priti mbi 32 liderët e Natos. Pjesë e darkës ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda.

    ANKARA Edi rama Samiti i NATO-s
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Atentati ndaj gazetarit të RAI3 Ranucci jo nga shqiptarët, por nga miku i tij

    July 8, 2026

    Samiti i NATO-s, Trump për Iranin: Për mua, armëpushimi ka mbaruar! Ata janë gënjeshtarë

    July 8, 2026

    Samiti i NATO-s/ Trump: Grenlanda është një problem i madh për SHBA-në

    July 8, 2026

    Ndërhyrjet në QSUT, një pacient i verbër 68-vjeçar rifiton shikimin

    July 8, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.