Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kardiologu në QSUT: Kemi kryer 3 mijë ndërhyrje koronare, mes tyre edhe 100 pacientë të huaj

    Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

    Aksident në Durrës/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Samiti i NATO-s/ Lufta e Rusisë në Ukrainë, presidenti amerikan: Putin dëshiron paqe

    July 7, 2026
    Samiti i NATO-s/ Lufta e Rusisë në Ukrainë, presidenti amerikan: Putin dëshiron paqe

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, një ditë përpara samitit tejet delikat të Aleancës në Ankara, shprehet i bindur se Rusia po humbet terren në luftën kundër Kievit.

    “Putini është i dëshpëruar sepse Ukraina po ecën mirë në fushën e betejës”, tha ai.

    Rutte duket se mban një qëndrim më pak pajtues ndaj Kremlinit sesa Donald Trump. “Putini”, këmbënguli ai, “është i gatshëm të pranojë që deri në 35.000 nga ushtarët e tij të vriten në betejë”. Megjithatë, sipas kreut të Aleancës Atlantike, Rusia nuk është më në gjendje të avancojë në territorin ukrainas: “Situata është në ngërç”. Ai vuri në dukje gjithashtu se, deri tani, ndërsa presidenti ukrainas Zelensky ka qenë gjithmonë i gatshëm të diskutojë për paqen, “Putini ka refuzuar sistematikisht të ulet në tryezën e bisedimeve”. Por tani, tha ai, “askush nuk mund të thotë se çfarë ka në mendjen e këtij tipi”.

    Këto janë fjalë shumë të ndryshme nga ato të Trump, i cili, pas një bisede telefonike pikërisht me banorin e Kremlinit, synon ta vendosë çështjen në tryezën e darkës së sotme që do të hapë samitin e NATO-s: “Putini ndien presionin, dëshiron t’i japë fund luftës; do të flasim për këtë në Ankara”. Gjatë këtij takimi do të ratifikohet edhe marrëveshja për transferimin e një ndihme totale prej 140 miliardë dollarësh për Ukrainën gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm, një fond që do të mbulohet tërësisht nga Evropa dhe Kanadaja, jo nga Shtetet e Bashkuara.

    Megjithatë, samiti që nis sot do të fokusohet kryesisht te e ardhmja e Aleancës dhe te kërkesat që pritet të paraqesë Donald Trump. Presidenti amerikan është kthyer tashmë në një pikëpyetje. Askush nuk mund të parashikojë me siguri se çfarë do të bëjë apo çfarë do të thotë. Edhe sulmet e tij ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni janë injoruar, për të shmangur që dy ditët e samitit në Turqi të shndërrohen në një përplasje të paarsyeshme. Të gjithë janë të vetëdijshëm se presidenti amerikan do t’u kërkojë vendeve evropiane të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen, të paktën aq sa shpenzojnë vetë Shtetet e Bashkuara.

    Sipas Rutte-s, i cili zakonisht shmang çdo lloj kritike ndaj Trumpit, Shtetet e Bashkuara “nuk po e përçajnë NATO-n”. Edhe nëse do të tërheqin një pjesë të trupave nga Evropa, kjo do të ndodhë “në konsultim me aleatët”. Megjithatë, ai nënvizoi një pikë thelbësore:

    “Nuk ishte e shëndetshme që Evropa të mbështetej kaq shumë te SHBA-të”. Sipas tij, nevojitet një ekuilibër “i qëndrueshëm”. Referenca lidhet kryesisht me shpenzimet për mbrojtjen. Rutte vuri në dukje se “Shtetet e Bashkuara po i nxisin fuqishëm dhe përdor fjalën ‘nxisin’, edhe pse ndoshta është shumë e butë, aleatët që të arrijnë një nivel shpenzimesh për mbrojtjen prej 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”. Në këtë kuadër ai përmendi përparimin e bërë nga Spanja, Italia, Belgjika dhe Kanadaja, të cilat kanë arritur pragun prej 2%. “Nëse një ose dy vende ende duhet të binden”, paralajmëroi ai, “ne kemi mënyrat për ta bërë këtë”.

    Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vlerësoi përpjekjet e përgjithshme të aleatëve: “Vitin e kaluar ata vendosën të arrijnë objektivin prej 5% deri në vitin 2035. Tani aleatët duhet të paraqesin plane të qarta dhe të besueshme për ta realizuar këtë synim. Sinjalet e para janë mbresëlënëse: vendet evropiane dhe Kanadaja tashmë shpenzojnë mesatarisht 4%, ndërsa gjatë viteve 2025 dhe 2026 së bashku kanë shtuar edhe 280 miliardë dollarë të tjerë në buxhetet e mbrojtjes”.

    Me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, tema mbetet gjithmonë e njëjta: paratë. Pikërisht për këtë arsye, sot do të shpallen marrëveshje për bashkëpunim industrial dhe kontrata me vlerë “dhjetëra miliarda” dollarë, të cilat do të sigurojnë “pajisjet thelbësore për parandalimin dhe mbrojtjen. Industritë tona, nga Arkansasi deri në Ankara, do të bashkojnë forcat”./La Repubblica

    donald trump Mark Rutte Samiti i NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kardiologu në QSUT: Kemi kryer 3 mijë ndërhyrje koronare, mes tyre edhe 100 pacientë të huaj

    July 7, 2026

    Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

    July 7, 2026

    Aksident në Durrës/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike

    July 7, 2026

    “1 mijë për ty”/ SKEMA e re e kontrabandës drejt Britanisë, dalin SMS-të e trafikantëve shqiptarë

    July 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.