Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Do të formojmë pilotët dhe kontrollorët e së ardhmes sipas standardeve të NATO-s

    Lotina dhe Mozzik së shpejti prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit

    Zgjerimi i BE-së: Ukraina dhe Moldavia përpara Ballkanit, Shqipëria dhe Mali i Zi në krye

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Grabitën me armë çiftin gjerman në Shkodër, arrestohet pas 3 javësh 16-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

    July 3, 2026
    Grabitën me armë çiftin gjerman në Shkodër, arrestohet pas 3 javësh 16-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

    Një grabitje me armë ndaj një çifti gjerman, e ndodhur rreth tre javë më parë në Shkodër, është zbardhur sot nga Policia, e cila ka vënë në pranga një 16-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një nga bashkëpunëtorët e dyshuar.

    Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur natën e 9 qershorit, në aksin rrugor Domen–Postribë. Çifti gjerman po qëndronte në automjetin e tyre kur u përball me katër persona. Dyshohet se autorët i kanë kanosur me armë zjarri dhe u kanë marrë 500 euro.

    Pas hetimeve, Policia e Shkodrës finalizoi operacionin e koduar “Rest time”. Në pranga përfundoi një 16-vjeçar, ndërsa ndaj dy të rinjve, 27 dhe 20 vjeç, ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Një tjetër i dyshuar është shpallur në kërkim.

    Policia bëri të ditur se vijojnë kërkimet për kapjen e personit të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    Njoftimi i plotë i Policisë

    ” Zbardhen rrethanat e vjedhjes së një shume parash, 2 shtetasve të huaj (bashkëshortë), me anë të kanosjes me armë zjarri, rreth 3 javë më parë, në fshatin Domen.  

    Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2. Shpallet në kërkim  bashkëpunëtori i tyre.Në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e vjedhjeve, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar “Rest time”. Në kaudër të këtij operacioni, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Renda arrestuan një 16-vjeçar, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas, të moshave 27 dhe 20 vjeç, si dhe shapllën në kërkim 1 shtetas.   Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 09.06.2026, gjatë natës, në aksin rrugor “Domen-Postribë”, 16-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë, iu ka marrë 500 euro, 2 shtetasve gjermanë (bashkëshortë), të cilët po qëndronin në automjetin e tyre.  

    Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme” 

    arrestohet pas 3 javësh 16-vjeçari Grabitën me armë çiftin gjerman në kërkim bashkëpunëtori shkodër
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Do të formojmë pilotët dhe kontrollorët e së ardhmes sipas standardeve të NATO-s

    July 3, 2026

    Lotina dhe Mozzik së shpejti prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit

    July 3, 2026

    Zgjerimi i BE-së: Ukraina dhe Moldavia përpara Ballkanit, Shqipëria dhe Mali i Zi në krye

    July 3, 2026

    Grabitën me armë çiftin gjerman në Shkodër, arrestohet pas 3 javësh 16-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

    July 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.