Na ndajnë edhe disa orë nga ndeshja e parë e fazës së 1/16-tave të Botërorit. Afrika e Jugut do të përballet me Kanadanë, në një duel ku këta të fundit vijnë si favoritë në letër.
Artisti i njohur kanadez, Drake ka vënë bast prej 700 mijë dollarësh që kombëtarja e tij të kualifikohet t për raundin e 1/8-tave.
Drake njihet për bastet e tij të çmendura, që shumë herë i kishte humbur duke e quajtur si “Drake Curse” apo mallkimi i Drake në gjuhën shqipe. Kujtojmë se ndeshja Afrikë e Jugut-Kanadë, luhet sonte në orën 21:00.



