Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    E rëndë në Jalë/ Rrëshqiti në dhomën e hotelit dhe goditi kokën, humb jetën një person

    Tërmeti në Venezuelë, UNICEF: 680 mijë fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare

    Vihet nën kontroll zjarri në Mallakastër/ Shuhet edhe vatra e fundit, nuk ka më rrezik për përhapjen e flakëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Parkimet e “lacave” me makina luksoze, paralajmërimi i Lamallarit: S’ka rëndësi mbiemri, pozicioni apo makina që drejtoni

    June 28, 2026
    Parkimet e "lacave" me makina luksoze, paralajmërimi i Lamallarit: S'ka rëndësi mbiemri, pozicioni apo makina që drejtoni

    Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar ndaj fenomenit të parkimeve të gabuara në zonat urbane, duke e cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të normave të bashkëjetesës qytetare. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ministri konfirmoi se Policia e Shtetit ka nisur një fushatë të intensifikuar për ndëshkimin e këtyre shkeljeve, të cilat janë ndër ankesat më të shpeshta që mbërrijnë në adresën e tij.

    Në reagimin e tij, ministri vuri theksin te barazia para ligjit, duke u dërguar një mesazh të qartë atyre që abuzojnë me hapësirat publike.

    “Një nga ankesat më të shpeshta që kam marrë në adresën time elektronike apo në telefon janë pikërisht parkimet e gabuara nëpër lagje e rrugë, të cilat bëhen shqetësim për banorët e komunitetit dhe përdoruesit e tjerë të mjeteve,” shprehet Lamallari.

    Ai e përkufizoi parkimin e pakujdesshëm si një sjellje shpërfillëse ndaj rregullave dhe komunitetit, duke garantuar se forcat e rendit nuk do të bëjnë asnjë lloj diferencimi gjatë zbatimit të Kodit Rrugor.

    “Një sjellje aspak civile, shpërfillëse ndaj normave ligjore dhe rregullave të bashkëjetesës në komunitet. Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë shkelje, pavarësisht se kush është shkelësi. Nuk ka rëndësi mbiemri që mban, pozicioni që pretendon apo marka e makinës që drejton. Para ligjit, të gjithë janë të barabartë dhe rregullat vlejnë njësoj për secilin,” theksoi ministri i Brendshëm.

    Bashkëngjitur deklaratës, ministri publikoi edhe një video-material që pasqyron aksionet e fundit të Policisë së Shtetit në terren, ku shihen masat administrative dhe gjobat e vendosura ndaj drejtuesve që kanë bllokuar hapësirat e përbashkëta apo trotuaret.

    Besfort Lamallari Ministri i Brendshëm reagon fenomenit të parkimeve të gabuara në zonat urbane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    E rëndë në Jalë/ Rrëshqiti në dhomën e hotelit dhe goditi kokën, humb jetën një person

    June 28, 2026

    Tërmeti në Venezuelë, UNICEF: 680 mijë fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare

    June 28, 2026

    Vihet nën kontroll zjarri në Mallakastër/ Shuhet edhe vatra e fundit, nuk ka më rrezik për përhapjen e flakëve

    June 28, 2026

    “SofaScore” zgjedh më të mirët e raundit të tretë të Botërorit 2026, spikat Dembele

    June 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.