Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “SofaScore” zgjedh më të mirët e raundit të tretë të Botërorit 2026, spikat Dembele

    Botërori 2026/ Dueli i parë i fazës së 1/16-tave, Drake vendos 770 mijë dollarë bast për…

    Xabi Alonso e kërkon me çdo kusht, Sunderland refuzon ofertën e parë për Granit Xhakën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Temperatura rekord në Evropë, OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala e të nxehtit brenda 1 jave! Kontinenti po ngrohet më shpejt se çdo rajon tjetër në Tokë

    June 28, 2026
    Temperatura rekord në Evropë, OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala e të nxehtit brenda 1 jave! Kontinenti po ngrohet më shpejt se çdo rajon tjetër në Tokë

    Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën që prej 21 qershorit ka shkaktuar mbi 1,300 viktima, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili theksoi se miliona qytetarë vijojnë të përballen me temperatura të rrezikshme.

    Sipas tij, rreth 150 milionë njerëz jetojnë aktualisht në kushte të vape ekstreme, ndërsa përveç humbjeve të jetës, temperaturat e larta kanë detyruar mbylljen e shkollave dhe kanë vënë nën presion të madh rrjetet energjetike.

    “Më shumë se 1,300 vdekje të tjera janë regjistruar që nga 21 qershori në lidhje me temperaturat e larta në Evropë. Tani për tani, 150 milionë njerëz jetojnë në vapë ekstreme, qindra njerëz kanë vdekur, shkollat ​​janë mbyllur dhe rrjetet elektrike janë nën presion të rëndë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së në një postim në X.

    Në të njëjtën kohë, disa vende po përballen edhe me stuhi të forta. Në Francë, autoritetet raportojnë rreth 1,000 viktima të lidhura me valën e të nxehtit. Megjithëse temperaturat kanë nisur të bien, alarmi i kuq mbetet në fuqi në dy departamente lindore dhe pritet të hiqet gjatë mbrëmjes. Ministrja e Shëndetësisë, Stéphanie Rist, paralajmëroi se pasojat e temperaturave ekstreme mund të vazhdojnë deri në 10 ditë edhe pasi moti të freskohet. Ndërkohë, stuhitë e mbrëmjes së kaluar lanë pa energji elektrike rreth 36 mijë familje në veri dhe qendër të vendit.

    Edhe Republika Çeke regjistroi një rekord historik, me 41.1 gradë Celsius në Doksany, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në rrjetin zyrtar meteorologjik të vendit. Autoritetet paralajmëruan se temperaturat ishin ende në rritje në momentin e matjes.

    Një rekord i ri u shënua edhe në Gjermani, ku në Köschen të Brandenburgut termometri arriti në 41.7 gradë Celsius. Në Berlin, policia po përdor sërish topa uji për të freskuar qytetarët, ndërsa në disa rajone u reduktuan shërbimet hekurudhore dhe u pezullua qarkullimi i tramvajeve për shkak të temperaturave të larta.

    Në Romë, Papa Leo falënderoi besimtarët që morën pjesë në lutjen e së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, pavarësisht vapës përvëluese. Meteorologët parashikojnë që gjatë ditëve në vijim temperaturat të ulen në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, ndërsa vala e të nxehtit pritet të zhvendoset drejt Evropës Qendrore dhe Ballkanit. Në Gjermani, ndërkohë, priten stuhi gjatë ditës së nesërme ose pasnesër.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “SofaScore” zgjedh më të mirët e raundit të tretë të Botërorit 2026, spikat Dembele

    June 28, 2026

    Botërori 2026/ Dueli i parë i fazës së 1/16-tave, Drake vendos 770 mijë dollarë bast për…

    June 28, 2026

    Xabi Alonso e kërkon me çdo kusht, Sunderland refuzon ofertën e parë për Granit Xhakën

    June 28, 2026

    Bëri diss me Ramën: Kush është personazhi që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar

    June 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.