Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident i rëndë në Shkozet, automjeti del kundravajtje në aksin Durrës-Plepa, plagoset rëndë shoferi

    Rama nuk është i korruptuar. Sloganet nuk janë fakte.

    Kurthi i vdekjes, gruaja joshte viktimat, çifti i helmonte dhe më pas i grabiste

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Debat i ashpër mes Metës dhe Kryemadhit në gjyq, përplasje edhe me Tedi Blushin: Edhe babai im të çohet nga varri…

    June 24, 2026

    Seanca gjyqësore në GJKKO për kreun e Partia e Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi është shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale mes ish-bashkëshortëve.

    Debati nisi pasi Meta deklaroi në sallën e gjyqit se nuk kishte dijeni për veprimet apo komunikimet e Kryemadhit me persona të përmendur në dosje, duke theksuar se çdo çështje që lidhet me mesazhet duhet të sqarohet nga vetë ajo.

    “Nuk ekziston asnjëlloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. Kjo është histori UDB-je, edhe Adrian Shatku duhet të kishte ardhur këtu sapo dëgjoi emrin, se ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Adrian Shatku u largua në 1989, e mori UDB-ja, pastaj iku në Amerikë. Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi,” deklaroi ai.

    Nga ana e saj, Kryemadhi reagoi ashpër ndaj deklaratave të Metës, duke e akuzuar se po mbështetet në thashetheme dhe informacione të sjella nga persona të tjerë. Në replika e sipër, ajo përmendi edhe emrin e Tedi Blushi, duke e bërë atë pjesë të debatit në sallë.

    “Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?”, tha ish-deputetja.

    Tensionet u rritën më tej kur Kryemadhi deklaroi se prej katër vitesh ka duruar situata të ngjashme dhe paralajmëroi se do të bëjë publike komunikime që, sipas saj, lidhen me personat e përmendur në debat.

    “Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?”,tha Kryemadhi drejtuar Blushit.

    Për shkak të toneve të larta dhe ndërprerjeve të vazhdueshme, trupa gjykuese ndërhyri duke paralajmëruar palët që të respektojnë rregullat e seancës. Gjykata i tërhoqi vëmendjen Kryemadhit se, në rast të përsëritjes së sjelljeve që cenojnë rendin e procesit, mund të largohet nga salla dhe të përballet me masa administrative.

    Seanca vijon me shqyrtimin e çështjes në themel, ndërsa përplasjet mes protagonistëve kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe mediave.

    ilir meta Monika Kryemadhi Tedi Blushi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident i rëndë në Shkozet, automjeti del kundravajtje në aksin Durrës-Plepa, plagoset rëndë shoferi

    June 24, 2026

    Rama nuk është i korruptuar. Sloganet nuk janë fakte.

    June 24, 2026

    Kurthi i vdekjes, gruaja joshte viktimat, çifti i helmonte dhe më pas i grabiste

    June 24, 2026

    Messi mbush 39 vjeç! Legjenda argjentinase vazhdon të thyejë rekorde në futbollin botëror

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.