Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Nxehtësia ekstreme dobëson energjinë bërthamore! Franca detyrohet të mbyllë reaktorin e “Golfech 2”
    Anticikloni afrikan nuk po i jep asnjë moment qetësie Evropës me nxehtësinë e tejskajshme që vazhdon të mbërthejë të gjithë kontinentin nga veriu në jug. Një valë të papritur e intensive të të nxehtit, ka goditur dhe ka çuar në ndalimin e punës në centralin bërthamor “Golfech 2”.

    Impianti u bllokua mbrëmjen e kaluar, pas pezullimit të njërit prej dy reaktorëve të tij 1.3 GW me ujë nën presion, reaktori tjetër ndodhet për mirëmbajtje. Reaktori furnizohet drejtpërdrejt nga lumi Garonë për të mbajtur sistemin e ftohjes, dhe vendimi erdhi pas parashikimeve për rritjen e temperaturës së ujit të lumit, i cili sot ka prekur gati 30 gradë Celsius.

    Centrali, i vendosur midis Tuluzës dhe Azhenit, në departamentin e Tarn-et-Garonne, do të mbetet në gjendje “stand-by” për të paktën një javë, në pritje të konfirmimit se kur do të mund të rifillojë punën, duke shpresuar për një stabilizim të temperaturave të lumit.

    “Golfech 2” është vetëm një nga 57 centralet që operojnë me të njëjtin sistem. Reaktorët e impianteve të ndryshme bërthamore duhet të ftohen vazhdimisht, arsye kjo pse ato ndërtohen pranë detit ose përgjatë lumenjve. Uji merret nga burimet natyrore për ftohje dhe më pas rihidhet në rrjedhat ujore.

    Sipas mediave të huaja, EDF, operatori kryesor elektrik i vendit, e ka ndalur prodhimin e centralit jo për arsye sigurie të vetë impiantit, por për të shmangur një katastrofë ekologjike-mjedisore. Shkarkimet termike të centraleve do të rrezikonin të mbinxehnin edhe më shumë ujin, duke reduktuar nivelin e oksigjenit dhe duke vënë në rrezik florën dhe faunën e lumit.

    franca reaktori
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026

    Tension në veri të Evropës, bombarduesit rusë pranë Britanisë, NATO ngre F-35 në ajër

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.