Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026

    Qeveria shqiptare dhe kompania italiane e energjisë Eni S.p.A. kanë nënshkruar në Tiranë një memorandum mirëkuptimi për studimin e fizibilitetit të krijimit të një operatori të ri kombëtar në fushën e hidrokarbureve, me synim forcimin e sigurisë së furnizimit dhe krijimin e rezervës strategjike të naftës.

    Në ceremoninë e nënshkrimit, kryeministri Edi Rama e vlerësoi projektin si një hap të rëndësishëm strategjik për ekonominë dhe sigurinë energjetike të vendit.

    “Kujtoj se kohë parë, me fillimet e këtij mandati të ri, kemi ndarë me publikun ambicien për të krijuar një forcë të re në tregun e hidrokarbureve, një operator modern dhe dinamik i cili bën në njëfarë mënyre edhe rolin e një rregullatori të tregut në funksion të mundësive më të mira për konsumatorët”, tha Rama.

    Ai shtoi se zhvillimet dhe krizat e fundit kanë treguar nevojën për forcimin e rezervave strategjike të naftës.

    “Rrugës u shfaq një krizë shumë domethënëse që përsëri vuri në diskutim çështjen e rezervave strategjike të naftës. Rezervat strategjike të naftës ne i kemi të rregulluara në një kuadër ligjor që me ligjin e ri të çuar përpara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëhet një kuadër i plotë”, u shpreh ai.

    Duke theksuar rëndësinë e partneritetit me Italinë, Rama veçoi rolin e kompanisë partnere në projekt.

    “Ne iu qasëm ‘Enit’ për bashkëpunim strategjik në krijimin e këtij operatori të ri, i cili do të marrë përsipër edhe garantimin e rezervës strategjike të naftës”, tha ai.

    Sipas kryeministrit, projekti do të garantojë stabilitet afatgjatë në furnizimin me energji.

    “Përmes këtij partneriteti, Shqipëria nuk do të ketë më asnjë dilemë për çfarëdo krize që vjen përpara në aspektin e rezervës strategjike”, deklaroi Rama.

    Ai shtoi gjithashtu se operatori i ri synon të shndërrohet në një strukturë moderne me rol edhe rajonal.

    “Kompania është një risi, por duke pasur parasysh bazën shumë solide të vetë ‘Enit’ dhe dijen e ekipit të saj drejtues, ajo ka mundësi të bëhet një model i ri i qasjes ndaj tregut jo vetëm kombëtar, por edhe rajonal të hidrokarbureve”, u shpreh kryeministri.

    Rama nënvizoi se procesi është në fazën e parë dhe do të vijojë me hapa të mëtejshëm konkretë.

    “Jemi sot shumë të inkurajuar dhe mirënjohës për gatishmërinë e treguar nga një gjigant global si ‘Eni’ për të bashkëpunuar dhe krijuar këtë startup në fushën e hidrokarbureve së bashku me ne. Me firmosjen e këtij memorandumi hapim rrugën që pa hyrë gushti të rikthehemi këtu për të deklaruar regjistrimin e kësaj kompanie të re”, tha ai.

    Sipas qeverisë, ky projekt pritet të forcojë ndjeshëm rolin e Shqipërisë në tregun energjetik dhe të rrisë sigurinë e furnizimit për konsumatorët dhe ekonominë në tërësi.

    Edi rama Hidrokarburet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026

    Tension në veri të Evropës, bombarduesit rusë pranë Britanisë, NATO ngre F-35 në ajër

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.