Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    AmCham: Rriten vlerësimet pozitive për infrastrukturën digjitale dhe shërbimet publike në Shqipëri

    Ministri Nufi i përgjigjet Goxhajt: Të flasësh në emër të UÇK-së për politikë është turpi më i madh

    Deri më 30 qershor: Kush paguan gjysmën e borxhit, i falet pjesa tjetër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Deri më 30 qershor: Kush paguan gjysmën e borxhit, i falet pjesa tjetër

    June 23, 2026

    Edhe 9 ditë afat për të përfituar nga falja me kusht e detyrimeve tatimore. Administrata Tatimore ka nisur zbatimin e procesit të faljes me kusht të detyrimeve tatimore të papaguara, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe 9 ditë nga afati përfundimtar për të përfituar nga dispozitat e ligjit.

    Tatimpaguesit që janë identifikuar si përfitues potencialë janë njoftuar përmes një mesazhi “pop-up” në llogaritë e tyre në sistemin e-Filing. Autoritetet ftojnë çdo subjekt të verifikojë situatën e tij financiare dhe, nëse është e nevojshme, t’u drejtohet Drejtorive Rajonale Tatimore për sqarime dhe asistencë.

    Skema parashikon lehtësira të konsiderueshme për detyrimet e krijuara gjatë periudhës 2015-2019. Në rast se tatimpaguesi paguan 50% të detyrimit kryesor, pjesa tjetër prej 50% fshihet automatikisht. Po ashtu, ligji garanton faljen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave të akumuluara ndër vite, duke reduktuar ndjeshëm barrën financiare për bizneset dhe individët.

    Ky mekanizëm, sipas Tatimeve, synon të krijojë një mundësi të re për subjektet që kanë mbetur me detyrime të papaguara, duke i nxitur ato të rikthehen në përputhje me detyrimet fiskale dhe të normalizojnë marrëdhëniet me administratën tatimore.

    Një kusht thelbësor për përfitimin nga kjo skemë është dorëzimi i të gjitha deklaratave tatimore të padorëzuara deri më 31 dhjetor 2024. Sipas ligjit, afati i fundit për paraqitjen e tyre është 30 qershori 2026. Pa përmbushjen e këtij kriteri, subjektet nuk mund të përfitojnë nga falja e detyrimeve.

    Me afatin që po afron, Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve të mos presin ditët e fundit, por të verifikojnë menjëherë statusin e tyre në e-Filing dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të përfituar nga një mundësi që mund të sjellë kursime të konsiderueshme financiare dhe mbylljen përfundimtare të detyrimeve të vjetra tatimore.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    AmCham: Rriten vlerësimet pozitive për infrastrukturën digjitale dhe shërbimet publike në Shqipëri

    June 23, 2026

    Ministri Nufi i përgjigjet Goxhajt: Të flasësh në emër të UÇK-së për politikë është turpi më i madh

    June 23, 2026

    Deri më 30 qershor: Kush paguan gjysmën e borxhit, i falet pjesa tjetër

    June 23, 2026

    Investimi në Zvërnec, Balla: Mjedisi nuk preket. Flamingot do të jenë aty, nuk do të ikin

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.