TIRANË– Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurimit arrest në burg në ngarkim të vëllezërve Kristi, Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj dhe të bashkëpandehurit Petrit Hoxha alias Çakri.
Bëhet me dije se në seancë ata kanë kërkuar ndjesë gjykatës dhe prokurorisë për incidentin që ndodhi seancën e kaluar, ku dhunuan të dyshuarin Çakri.
Por sërish ata kanë insistuar që i dyshuari i ka provokuar dhe ka shpifur ndaj tyre. Katër të dyshuarit akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e të riut Renis Dobra në zonën e Matit. Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik të 2025./Radar.al


