Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zbulohet një laborator për falsifikim të dokumenteve, arrestohen babë e bir

    Ndërtimi nuk do ndalet, sipërfaqja e re e lejeve llogaritet në 2 mln metra katror vetëm në janar-maj

    Këndoi pa hixhab në një koncert viral, këngëtarja iraniane dënohet me 74 goditje kamzhiku

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Nënpresidenti amerikan, JD Vance shtyn udhëtimin për në Zvicër për bisedimet me Iranin

    June 19, 2026

    Bisedimet e 19 qershorit u parashikuan të nisnin dy ditë pasi presidentët e të dyja shteteve nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që synon përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme.

    “Logjistika e këtyre negociatave nuk ka qenë kurrë e thjeshtë apo e parashikueshme”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, raportoi AFP-ja në orët e vona të 18 qershorit.

    “Deri tani, nënpresidenti nuk do të niset sonte. Presim me padurim që të fillojmë bisedimet teknike sa më shpejt të jetë e mundur”.
    Nuk është menjëherë e qartë nëse do të shtyhet edhe vetë nisja e bisedimeve, por agjencia e lajmeve DPA, citoi një zëdhënës të Shtëpisë së Bardhë të ketë thënë se planet për bisedimet e ardhshme ende nuk janë finalizuar.

    Agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim raportoi se “asgjë nuk është konfirmuar” lidhur me udhëtimin e delegacionit të Teheranit në Zvicër.

    Mediat iraniane cituan raportime të pakonfirmuara sipas të cilave Teherani ka shtyrë dërgimin e ekipit negociator për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite në Liban.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij iranian, Masud Pezeshkian, nënshkruan më 17 qershor një marrëveshje kornizë që synon t’i japë fund luftës gati katërmujore.

    Sipas marrëveshjes fillestare, Teherani dhe Uashingtoni kanë 60 ditë kohë për të arritur një marrëveshje përfundimtare, e cila përfshin kufizime ndaj programit bërthamor të Iranit dhe heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Republikës Islamike. Marrëveshja përfshin po ashtu kërkesën e Iranit që Izraeli të ndalë sulmet në Liban.

    Në një konferencë për media më 18 qershor, nënpresidenti Vance u tha gazetarëve se afati 60-ditor për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare midis SHBA-së dhe Iranit kishte filluar tashmë.

    “Mund të them se periudha 60-ditore zyrtarisht nis sot”, tha Vance.

    Fillimisht ishte propozuar që ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimt të mbahej më 19 qershor në Gjenevë, ku pritej që nënpresidenti amerikan, JD Vance, të merrte pjesë në emër të SHBA-së, së bashku me diplomatë të lartë nga të dy vendet.

    Megjithatë, Trump dhe Pezeshkian nënshkruan papritur memorandumin e mirëkuptimit në mënyrë digjitale më 17 qershor.

    Më pas, vëmendja u përqendrua te bisedimet teknike që pritet të zhvillohen në Gjenevë, ku negociatorët do të përpiqen ta shndërrojnë memorandumin e mirëkuptimit në një plan të detajuar zbatimi.

    “Takimi këtë fundjavë në Zvicër do të jetë mjaft kritik”, tha një zyrtar i lartë amerikan, duke shtuar se çdo dështim i njërës palë për të përmbushur pritjet duhet të bëhet i dukshëm “brenda ditësh ose javësh, e jo muajsh”.

    Lufta nisi pasi SHBA-ja dhe Izraeli filluan fushatën ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt. Më pas, palët arritën një armëpushim të brishtë në prill. Presidenti amerikan ka thënë se Irani nuk do të ketë një armë bërthamore, teksa së voni ka paralajmëruar se nëse Republika Islamike nuk “sillet mirë” ai mund të rinisë sulmet./REL

    JD Vance Nënpresidenti amerikan Zvicër
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zbulohet një laborator për falsifikim të dokumenteve, arrestohen babë e bir

    June 19, 2026

    Ndërtimi nuk do ndalet, sipërfaqja e re e lejeve llogaritet në 2 mln metra katror vetëm në janar-maj

    June 19, 2026

    Këndoi pa hixhab në një koncert viral, këngëtarja iraniane dënohet me 74 goditje kamzhiku

    June 19, 2026

    Vr*sja e Eglant Koçit/ Në pjesën e pasme të kokës kishte plagë më a*më, në kërkim shoku i tij i ngushtë

    June 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.