Një moment i veçantë është regjistruar gjatë vizitës së Papa Leo XIV në Spanja, ku ai është filmuar në kabinën e pilotit gjatë një fluturimi nga Madrid drejt Barcelona.
Sipas raportimeve, Papa është ftuar nga kapiteni i avionit për të vizituar kabinën në pjesën e dytë të udhëtimit, ku ka biseduar me ekuipazhin dhe ka përshëndetur pilotët, përfshirë edhe avionët shoqërues të Forcave Ajrore Spanjolle.
Në pamjet e publikuara, ai shihet duke ndërvepruar me pilotët në një atmosferë të qetë dhe simbolike, në kuadër të turneut të tij në vend.
Vizita në Barcelonë ka pasur gjithashtu një dimension kulturor, pasi gjatë fjalimit të tij Papa Leo u është drejtuar besimtarëve fillimisht në katalanisht, duke thënë: “Estimats germans i germanes” (“Të dashur vëllezër dhe motra”).
Ky gjest u vlerësua nga autoritetet lokale si një shenjë respekti ndaj identitetit kulturor të Katalonja, ku gjuha katalane mbetet një element i rëndësishëm historik dhe kulturor.
Turneu i Papa Leos në Spanjë vijon me takime dhe aktivitete të ndryshme publike, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.
Pope Leo sat with the pilots of a flight from Madrid to Barcelona on the second leg of his Spain tour. The pontiff was invited aboard by one of the captains, and waved at Spanish Air Force fighter jet pilots escorting the plane https://t.co/pbv4UuLWFo pic.twitter.com/DAD1ptXLFL
— Reuters (@Reuters) June 9, 2026


