Ardon Jashari është në listën e Atalantës për mesfushën. Futbollisti i Milanit nuk është përshtatur me kuqezinjtë, ndaj edhe mund të preferohet një eksperiencë e re për edicionin e ardhshëm
Jashari është konsideruar edhe si lëvizja e gabuar e Igli Tares në merkaton e verës së kaluar. Për 23-vjeçarin e përfaqësueses së Zvicrën u paguan rreth 35 milionë euro.
Atalanta ndërkohë shfaq vlerësim për Jasharin. Kontrata deri në vitin 2030 bën që kuqezinjtë të mos nxitohen në negociata.
Gazetari Alfredo Pedula raportoi lajmin ekskluziv, ndërsa në listë është edhe Samuele Riçi. Largimi i Ederson te Mançester Junajtid bën që trajneri Mauricio Sarri të ketë nevojë për përforcime./PanoramaSPORT


