Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Procedohen penalisht 23 protestues, penguan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë në Tiranë

    Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

    Të akuzuar për kanosje për marrjen e pasurisë, ndalohen tre efektivë policie

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Protagonist i sezonit historik në Serinë A, Ramadani: Nuk dua të bëhem trajner, ky vend më kujton Shqipërinë

    May 25, 2026

    Ylber Ramadani ka mbyllur këtë sezon në Serinë A si një protagonist i vërtetë, lider i skuadrës së Leçes e cila për herë të parë në histori do të jetë për të 5-tin edicion radhazi në elitë pasi siguroi një herë tjetër mbijetesën.

    Në përfundim të ndeshjes së fituar ndaj Xhenoas, ishte pikërisht Ramadani ai i cili foli para mediave, duek shprehur besimin ë kishte pasur se me këtë grup ekipi do të kishte arritur këto rezultate.

    “Ky sezon ka qenë një përvojë e veçantë, edhe djemtë që nuk luajtën ishin aty. E merituam të ishim këtu. Nuk dëgjuam asgjë për ndeshjen tjetër. E thashë që nuk ishte një shëtitje. Luajtëm ndeshje të shkëlqyera. Pas golit? E dija, kam përvojë nga viti i kaluar dhe vitet e tjera. Ne donim ta mbanim ekipin të qetë, çdo gjë mund të ndodhte në ndeshje. Nuk na interesonte rezultati i Komo-Kremoneze. Në fund? Isha zëvendëstrajner në fushë. Nuk dua të jem trajner. E falënderoj trajnerin, ai më ka përmirësuar në shumë aspekte të ndryshme.

    Jam shumë i lidhur me këtë tokë, më kujton Shqipërinë time. Çdo ditë që e kam të lirë, shkoj në shtëpi dhe kthehem menjëherë. Këtë javë pata disa probleme me gjurin, shtrëngova dhëmbët për të luajtur sot, doja të isha në fushë.

    Vitin e kaluar nuk u zhduka, kishte zgjedhje nga trajneri që donte të luante në mënyrë të ndryshme, unë gjithmonë kam qenë profesionist. Goli kundër Torinos shleu gjithë sezonin, këtë vit ndihem më shumë në qendër të gjërave, isha zëvendëskapiten. Ne dinim çfarë të bënim dhe bëmë gjithçka me shokët, ishin vërtet grupi më i mirë që kam pasur që kur kam qenë këtu. I falënderoj ata, tifozët dhe qytetin.

    Kur humbnim, i thosha unë drejtorit që të flisja para mediave, e dinim se do të ringriheshim. Kur humbasim, unë jam gjithmonë i pari; nuk i braktis lojtarët e rinj, në këtë qytet vuhet shumë presioni. Isha i pari që flisja kur humbnim ose barazonim. I thosha drejtorit ‘nuk ka problem’. Kur luajtëm katër ndeshje të forta: Napoli, Roma, Bolonja dhe Inter. Atje mendonim për keq dhe pas gabimit tim, në fund thashë se duhej të bënim pak më shumë për të qëndruar lart. Të gjithë na kritikuan, por në fund mbijetuam edhe falë pikës që morëm në Verona. Kjo bëri diferencën ndaj Kremonezes. Verona na krijoi vështirësi. Kjo bëri diferencën. Dedikimi është për Gracianon. E pashë gruan e tij me fëmijët dhe i thashë: ‘Po e bëjmë këtë për Gracianon, për njerëzit tanë’. Ai është një nga ne”, ishin fjalët e Ramadanit pas ndeshjes historike./PanoramaSport

    Graciano Ylber Ramadani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Procedohen penalisht 23 protestues, penguan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë në Tiranë

    June 18, 2026

    Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

    June 18, 2026

    Të akuzuar për kanosje për marrjen e pasurisë, ndalohen tre efektivë policie

    June 18, 2026

    Kanosi me thikë drejtuesin e një taksie dhe i mori një shumë parash, arrestohet në Tiranë autori

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.