Mosha e fëmijëve që përdorin lojëra digjitale dhe internet po ulet gjithnjë e më shumë.
Këtë e dëshmon edhe sondazhi i fundit i Shoqatës digjitale Bitkom.
Sipas këtij sondazhi, mbi 70 % grupmoshës së fëmijëve në klasën e parë (gjashtë deri në shtatë vjeç) janë tashmë online. Për fëmijët tetë deri në nëntë vjeç, kjo shifër rritet në 85 për qind,. Ndërsa për grumoshën 10 deri në 11 vjeç përqindja rritet në 95 për qind. Mbi 12 vjeç pothuajse 98 për qind kanë përvoja me internetin.
Ndërsa nga mosha 14 vjeç e më shumë, gati të gjithë (mbi 99 për qind) janë online.
Pajisja më e preferuar digjitale për fëmijët dhe të rinjtë është telefoni celular. Rreth 88% e fëmijëve deri në dymbëdhjetë vjeç kanë një telefon. Ndërsa tek të rinjtë (16 deri në 18 vjeç), përdorimi i smartfonëve është mbi 98 për qind, i ndjekur nga laptopët ose PC-të (me 87 për qind) dhe tabletët (86 për qind). Më shumë se një e treta e fëmijëve apo të rinjve përdorin gjithashtu një orë inteligjente (36 për qind).
Ekseprtët thonë se është shumë me rëndësi që fëmijët të mos lihen vetë në internet . Si dhe prindërit duhet të mbështesin fëmijët kur përdorin internetin. Kjo sepse atje mund të përdoren gjëra që nuk përshtaten me moshën e tyre. Shpesh mund të bien edhe pre e mashtrimeve dhe ofendimeve, shkruan DW.


