Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kulturë

    Hapet Programi i Parë i Internshipeve për Kineastët e Rinj dhe Do të Ndërtohet Zona e Re e Studiove Filmike në Shqipëri

    April 20, 2026

    Gjatë çeljes së eventit Muse-x, Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji në praninë e Ministrit Blendi Gonxhja, ka bërë publike dy zhvillime madhore për të ardhmen e industrisë së filmit në vend.

    Me sloganin Albanian Film Industry, Worl in Progress deklaroi se krahas nisjes së programit të parë të mirëfilltë të internshipeve dedikuar kineastëve të rinj dhe studentëve të arteve, u dha edhe lajmi i shumëpritur i ndërtimit të një zone të re me studio filmike në Shqipëri, e cila do të shërbejë si motori kryesor i kësaj industrie të rivitalizuar.

    Përmes nismës së re të edukimit, çdo produksion filmi i financuar nga QKK do të ketë detyrimin që, përkrah profesionistëve të industrisë, të përfshijë në stafin e tij realizues edhe kineastë të rinj pjesë të këtij programi. Kjo përvojë e drejtpërdrejtë në sheshxhirim do të shkojë përtej praktikës, pasi kreditet e fituara do t’u njihen zyrtarisht studentëve edhe në vlerësimin e tyre universitar. Për më tepër, ky program internshipi do të shtrihet edhe në produksione të huaja të rëndësishme, duke mbuluar një hartë nga Europa deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht po shihet mundësia e bashkëpunimeve të ngushta me kompanitë më të mëdha të filmit në botë, me qëllim që të rinjtë shqiptarë të fitojnë eksperiencë profesionale të standardeve më të larta globale.

    Me mbështetjen e Ministrise se Turizmit Kultures dhe Sporteve dhe vet ministrit Gonxhja dhe në mbështetje të këtij brezi të ri profesionistësh, lajmi për ndërtimin e kompleksit të ri të studiove filmike shënon një moment historik për infrastrukturën e vendit. Ky projekt synon ta kthejë Shqipërinë në një shesh xhirimi të madh dhe modern, duke tërhequr produksione ndërkombëtare dhe duke ofruar njëkohësisht hapësirën e munguar për krijuesit vendas.

    Të dyja këto hapa konkretë i shërbejnë drejtpërdrejt vizionit “work in progress” për fuqizimin e kinematografisë shqiptare, duke e shndërruar atë në një potencial të vërtetë ekonomik dhe kulturor.

    Jonid Jorgji Kryetari i Qendrës Kombëtare Programi i Parë i Internshipeve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    June 18, 2026

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    June 18, 2026

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    June 18, 2026

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.