Që kur penalltia vendimtare e Bajraktareviçit mashtroi Donarumën dhe vendosi eliminimin e tretë radhazi të “Axurrëve” në rrugën drejt Kupës së Botës, në Itali ka nisur një proces i vërtetë kombëtar. Të gjithë, siç ka ndodhur tashmë – edhe pse me më shumë intensitet se 2022 dhe 2018, ofrojnë teorinë e tyre mbi shkaqet e dështimit dhe reformat e mundshme për të rikthyer “calcio” në shkëlqimin e kohëve të tjera.
Argumentet, shpesh të paraqitura në mënyrë të thjeshtë, janë (pothuajse) gjithmonë të njëjta. Futbolli nuk luhet më në rrugë, djemtë kalojnë ditën me skema taktike, 1-3-5-2 ka shkatërruar kampionatin, ata mendojnë vetëm për taktikat dhe jo për teknikën, dhe trajnerët e kategorive më të ulëta në vend që të jenë trajnerë talentesh shqetësohen vetëm për të fituar, nën presion nga karrierizmi. Me pak fjalë, të gjithë duken të bindur se i dinë shkaqet e katastrofës, por askush, me sa duket, nuk është në gjendje të gjejë zgjidhjet e duhura.
Faktet janë kokë fortë. Mosha mesatare e Serie A është 28 vjeç (turneu i 8-të më i vjetër në Evropë). Përqindja e të huajve në fushë 67.9% e totalit të minutave (shifra e 6-të më e keqe në Evropë). Në Spanjë është 39.6%; në Francë, 48.3%. Lojtarët e përzgjedhur për kombëtaren vetëm 89 italianë nga 284 që luajnë të paktën 30 minuta për ndeshje. E fundit në Evropë në të ardhurat nga transferimet ndërkombëtare të lojtarëve të trajnuar në vend gjatë dekadës së fundit. Dhe shqetësimet vazhdojnë.
Ritëm i ngadaltë dhe i qetë, qarkullimi i topit me shpejtësi të ulët, mungesa e anësorëve sulmues për shkak të abuzimit me modelin 1-3-5- 2 dhe një qëndrim konservator, i pafavorshëm ndaj rrezikut, që çon në pritjen e kundërshtarit si bllok në vend që te presohet lart. Shpejtësia mesatare e topit është 7.6 m/s, shumë më e ulët se në Ligën e Kampionëve (10.4 m/s) dhe mesatarja në ligat e tjera kryesore (9.2 m/s). Serie A është e fundit në driblim për ndeshje midis pesë ligave kryesore (26.69 krahasuar me 29.97). Që nga viti 2019/20, driblimet e suksesshme kanë rënë nga 19.02 në 12.36 për ndeshje. Shkurt me këto Shifra alarmante, duhet revolucion dhe ndryshim i shpejtë./PanoramaSport


