Misioni Artemis II është përmbyllur me sukses, me rikthimin e katër astronautëve në Tokë pas një udhëtimi 10-ditor rreth Hënës.
Kapsula Orion spacecraft hyri në atmosferën e Tokës me shpejtësi rreth 39 mijë km/h, duke kaluar një fazë kritike ku komunikimi me Tokën u ndërpre për disa minuta për shkak të plazmës që krijohet gjatë rikthimit.
Pas rivendosjes së sinjalit, kapsula realizoi zbritjen e kontrolluar dhe parashutat u hapën sipas planit, duke përfunduar me një ulje të saktë në Oqeanin Paqësor pranë San Diego.
Sipas NASA, operacioni i “splashdown” ishte i suksesshëm dhe i përkryer teknikisht, ndërsa ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë për të siguruar kapsulën dhe astronautët.
Ekuipazhi i përbërë nga Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen u transportua drejt anijes USS John P. Murtha për kontrolle mjekësore.
Sipas raportimeve zyrtare, të gjithë astronautët janë në gjendje të mirë shëndetësore, në humor të mirë dhe pa probleme serioze pas rikthimit nga një prej misioneve më të rëndësishme testuese të programit hapësinor modern amerikan.


