Ushtria e Izraelit njoftoi se ka kryer një seri sulmesh ajrore mbi 100 objektiva që i cilësoi si seli të Hezbollah, në Bejrut, Luginën e Bekaa dhe jugun e Libanit, brenda vetëm 10 minutash.
Ministri i Shëndetësisë së Libanit bëri të ditur se të paktën 89 persona kanë humbur jetën dhe mbi 700 janë plagosur. Një zyrtar i lartë iranian paralajmëroi se Izraeli do të “ndëshkohet” për atë që e cilësoi si “krim”.
Raportimet e Al Jazeera tregojnë se sulmet kanë goditur ndërtesa banimi, xhami dhe automjete në të gjithë vendin. Operacionet e shpëtimit vazhdojnë në disa zona, ndërsa disa goditje kanë prekur qendrën e Bejrutit. Një ndërtesë në lagjen Corniche al-Mazraa raportohet e rrafshuar plotësisht, ndërsa periferi jugore e kryeqytetit gjithashtu u godit rëndë.
Izraeli ka intensifikuar sulmet në jug dhe lindje të Libanit, duke goditur qytetet bregdetare Tiro dhe Sidon. Një sulm ajror gjatë një funerali në Libanin lindor ka shkaktuar 10 viktima. Gjithashtu raportohet për gjashtë të vrarë në Sidon, tre në Bejrut perëndimor, tre vajza në Adloun dhe dy persona në Luginën e Bekaa.
🚨 JUST IN: Israel launches the LARGEST attack against Iran-backed Hezbollah since the operation began in Lebanon
— U.S. Israel Education Association (USIEA) (@USIEducation) April 8, 2026
Netanyahu says the ceasefire does NOT include Lebanon.
"Israelis have just launched a series of airstrikes across Beirut. The IDF is describing this as the largest… pic.twitter.com/EdLZj89KKJ


