Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Pushteti kundërshton kërkesën e opozitës për uljen e akcizës dhe heqjen TVSH-së për naftën

    April 3, 2026

    Pushteti kundërshton kërkesën e opozitës për uljen e akcizës dhe heqjen TVSH-së për naftën. Anëtarë të kabinetit qeverisës i kanë kundërshtuar kërkesat e opozitës për uljen e akcizës dhe heqjen e TVSH-së për naftën gjatë një debati parlamentar të premten, në një kohë kur çmimet e karburantit janë rritur bujshëm si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) paraqiti një rezolute për këtë në Kuvend, përmes së cilës gjithashtu i kërkohet Qeverisë të gjejë mënyra për të subvencionuar çmimin e naftës për bujqësinë, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.

    Rezoluta – e cila po mbështetet edhe nga dy partitë e tjera opozitare Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – synon parandalimin e krizës ekonomike dhe sociale në vend si pasojë e çmimit të lartë të naftës. Në tekstin e rezolutës kërkohet: ulja e akcizës nga 36 centë në litër në 20 centë në litër derisa të stabilizohen çmimet në bursat ndërkombëtare dhe ulja e përkohshme e TVSH-së në karburante nga 18 në 8 për qind deri në stabilizim të çmimeve.

    Kërkesa për këtë rezolutë vjen në një kohë kur rritja e madhe e çmimit të karburanteve në vend ka nxitur frikën për rritje zinxhir të çmimeve, sidomos atyre bazike. Vetëm brenda pak javësh, çmimi i një litri naftë në pikat e karburanteve në Kosovë ka arritur deri në 1.79 euro, krahasuar me 1.33 euro sa ishte më 3 mars, tri ditë pas nisjes së sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit.

    Shefja e grupit parlamentar, Jehohna Lushaku Sadriu, tha se rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës “nuk është thjesht në lëvizje në treg, por është baza e një krize ekonomike me ndikim të drejtpërdrejtë në çdo familje dhe çdo biznes të Kosovës”.

    Ajo i ka kritikuar autoritetet se nuk kanë ndërhyrë për të bërë diçka për ketë, duke thënë “Qeveria nuk guxon të qëndrojë si spektatore dhe të përfitojë nga rritja e taksave në këto produkte”.

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e kritikoi Qeverinë se nuk është duke e marrë parasysh “ndikimin e kësaj dukurie në përkeqësimin e standardit të jetesës të qytetarët”.

    “Kjo Qeveri nuk është duke u përkujdesur për zhvillimin ekonomik dhe standardin e jetesës por është duke bërë veprime vetëm si të konvertohen në votë. Blerjen e votës përmes parasë publike”.

    Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Qeveria e tanishme “nuk është e aftë” të përballet me krizat.

    “Duhet ta themi hapur se krizën të cilën sot e kemi në Kosovë, është barra më e madhe për qytetarët e Kosovës dhe se kjo krizë po kthehet në një mundësi të lojës së numrave, gjoja se për zhvillim ekonomik”, tha Tahiri.

    Megjithatë, rezoluta dhe pretendimet e opozitës u kundërshtuan nga anëtarë të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, të cilët argumentojnë se rekomandimet e tyre nuk janë zgjidhje.

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari – Lila, argumentoi sesi, sipas saj, ulja e akcizës apo heqja e TVSH-së nuk janë zgjidhje, duke thënë se ato do të ndikonin në buxhetin e shtetit dhe rrjedhimisht në shtesat për qytetarët.

    “Tani ju çka po propozoni, ta heqim akcizën, ta heqim TVSH-në? Dhe, cilën nga masat ta heqim? Shtesat për lehonat? Shtesat për fëmijë? Cilën nga kategoritë e caktuara ju mendoni se ne duhet ta ulim që ta kompensojmë për uljen apo heqjen e TVSH-së apo akcizës”, tha Kusari drejtuar opozitës.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, e akuzoi opozitën se dëshiron këtë masa “jo për qytetarët, por për bizneset që mbështesin partitë tuaja”.

    Ai argumentoi se ulja e akcizës nuk do të ndikonte tek qytetarët kur ata blejnë naftë.

    “Ulja e akcizës për 16 centë për një familje që shpenzon 50 litra naftë në muaj përkthehet në 8 euro. A ju kujtohet kur kemi filluar shtesat e fëmijëve me 10 euro, këta [opozita] thoshte se janë vitra, e tash propozimi i tyre është uleni akcizën t’i kursejnë 8 ero në muaj, e për shtetin kjo përkthehet në 10 milionë euro më pak të hyra në muaj”, u shpreh Murati.

    Qeveria e Kosovës synon që rritjen e çmimeve ta kontrollojë përmes një ligji për çmimet tavan, projektligjin për të cilin pritet ta dërgojë në Kuvend së shpejti, pasi e miratoi atë në një mbledhje të premten.

    Rreth një javë pasi filloi rritja e çmimeve kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën bombardimet ndaj Iranit më 28 shkurt, dhe Teherani u përgjigj duke goditur Izraelin dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza amerikane, Qeveria e Kosovës vendosi masa mbrojtëse për çmimin e derivateve.

    Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër. Ky vendim është në fuqi vetëm deri më 4 prill./rel

    AAK Partia Demokratike e Kosovës TVSH
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026

    Tension në veri të Evropës, bombarduesit rusë pranë Britanisë, NATO ngre F-35 në ajër

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.