Ish-futbollisti i njohur britanik, David Beckham, po kalon një periudhë të vështirë emocionale pas përçarjes me djalin e tij të madh, Brooklyn Beckham, sipas burimeve për RadarOnline. Burimet raportojnë se Beckham po përballet me një presion të fortë psikologjik dhe reagime të ndjeshme, madje edhe ndaj situatave më të vogla.
Dikush nga burimet pretendon se ish-ylli i futbollit “nuk mund të ndalojë së qari edhe për gjërat më të parëndësishme”, ndërsa tensioni emocional ka prekur të gjithë familjen. Situata u bë e dukshme gjatë një koncerti të Cruz Beckham, i cili performoi me grupin e tij këngën “Loneliest Boy”, një këngë që besohet të lidhet me marrëdhënien e komplikuar me vëllanë e tij.
Dëshmitarë okularë për RadarOnline përshkruan një moment emocional shumë të ngarkuar në skenë, kur Cruz dukej i prekur dhe kishte vështirësi të përmbante lotët. Në atë moment, Victoria Beckham ndërhyri për ta përqafuar, duke qetësuar situatën.
“Atmosfera ndryshoi menjëherë. Ishte sikur koha ndaloi. Nuk ishte thjesht një performancë live, por diçka thellësisht personale,” thanë dëshmitarët.
Sipas të njëjtave burime, situata mbetet e vështirë dhe e rëndë për të gjithë familjen Beckham. “Ai është i shkatërruar. Gjithçka që ka ndodhur ka dalë në sipërfaqe,” raportojnë ata, duke treguar se tensionet ndërmjet fëmijëve dhe ndikimi i tyre emocional po ndikojnë ndjeshëm në gjendjen e ish-futbollistit.


