Pas largimit nga Big Brother VIP Albania 5, Stenaldo Mëhilli ka ndarë një moment të veçantë me Luiz Ejlli.
Ish-banori i BBVA5, i cili u eliminua të martën, është vlerësuar nga publiku për lojën dhe karakterin e tij gjatë qëndrimit në shtëpi. Menjëherë pas daljes, ai ka zgjedhur të takojë këngëtarin dhe fituesin e Big Brother VIP Albania 2, me të cilin krijoi një raport të mirë gjatë kohës së shkurtër që ndanë së bashku në format.
“Faleminderit për mbështetjen. Shumë i lumtur që u takuam përsëri. Vlerësim dhe respekt”, ka shkruar Stenaldo krahas fotos së publikuar.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, ai krijoi gjithashtu një miqësi të afërt me këngëtarin nga Kosova, Mal Retkoceri.
Ndërkohë, gara e BBVA5 po shkon drejt finales, edhe pse ende nuk është shpallur një datë zyrtare për përfundimin e këtij edicioni.


