Këngëtari shqiptar Ardit Çuni ka ndarë një nga momentet më të vështira të jetës së tij personale, duke treguar për herë të parë se si zbuloi tradhtinë nga ish-partnerja.
Në një rrëfim emocional, ai pranoi se situata ka qenë shumë e rëndë për të dhe se e ka përjetuar si një nga goditjet më të forta në jetën e tij. Sipas tij, edhe pse u përpoq ta kalonte dhe ta pranonte atë që kishte ndodhur, plagët emocionale kanë qenë të thella.
Çuni tregoi se tradhtia e ka tronditur dhe e ka bërë të reflektojë shumë mbi marrëdhëniet dhe besimin, duke theksuar se ishte “një nga gjërat më të tmerrshme” që kishte përjetuar ndonjëherë.
Megjithatë, ai la të kuptohet se pavarësisht dhimbjes, ka tentuar të ecë përpara dhe të mësojë nga kjo eksperiencë personale, që sipas tij ka lënë gjurmë të forta në jetën e tij.


