Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë diskutuar sërish për raportin e tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania 4, pas një situate të tensionuar që u krijua pas një tentative për puthje nga ana e banorit.
Brikena i ka sqaruar Mateos se, pavarësisht pëlqimit që ka për të, ajo dëshiron që gjërat të zhvillohen natyrshëm dhe pa nxitim. Ajo theksoi se nuk është ndjerë komode me mënyrën si u zhvillua situata dhe se preferon që afrimiteti të vijë spontanisht.
Megjithatë, modelja u tregua e drejtpërdrejtë duke shprehur se është e gatshme të vazhdojë njohjen edhe jashtë shtëpisë. “Kam pëlqim për ty dhe nëse del më herët, jam e gatshme të dal me ty dhe të vazhdojmë marrëdhënien jashtë”, u shpreh ajo.
Brikena shtoi gjithashtu se si femër dëshiron të ruajë imazhin e saj dhe të mos përfshihet në situata që mund të keqinterpretohen, duke theksuar se afrimiteti mes tyre duhet të vijë në mënyrë të natyrshme.


