Bota e kinemasë dhe arteve marciale është në zi pas ndarjes nga jeta të Chuck Norris, i cili u shua një ditë më parë, vetëm pak ditë pasi festoi 86-vjetorin e lindjes më 10 mars.
Në një postim prekës në rrjetet sociale, legjenda amerikane kishte ndarë me ndjekësit reflektime mbi jetën dhe moshën, duke shkruar:
“Nuk po plakem, po ngjitem në nivel.”
Ai shprehej mirënjohës për shëndetin dhe mundësinë për të vazhduar të bënte atë që donte:
“Sot mbush 86 vjeç! Asgjë nuk e mund një akt të këndshëm në një ditë me diell që të bën të ndihesh i ri. Jam mirënjohës për një vit tjetër, shëndet të mirë dhe mundësinë për të vazhduar të bëj atë që dua. Faleminderit të gjithëve që jeni fansat më të mirë në botë… Zoti ju bekoftë.”
Lajmi i trishtë u konfirmua nga familja e tij përmes një deklarate, ku theksohej se ai ndërroi jetë të enjten në mëngjes, i rrethuar nga njerëzit më të dashur dhe në paqe.
“Me zemër të thyer ndajmë lajmin e ndarjes së papritur nga jeta të të dashurit tonë… Ai e jetoi jetën me besim, qëllim dhe përkushtim të palëkundur ndaj njerëzve që donte,” thuhej në reagimin e familjes.
Chuck Norris mbetet një ikonë e padiskutueshme e filmave aksion dhe arteve marciale, duke frymëzuar breza të tërë me disiplinën, forcën dhe filozofinë e tij të jetës.


