Sulmuesi shqiptar, Taulant Seferi është përfshirë në formacionin e javës në Ligën e Parë turke. Sipas SofaScore, ai është vlerësuar me notën 8.2.
Seferi asistoi golin e radhës me Bodrumspor, që u vendos përballë Boluspor që në minutën e tretë.

29-vjeçari dha një asist perfekt për Brazaon, që nuk mund të gabonte. Ky ishte asisti i tetë si dhe numëron 15 gola. Silvinjo pritet ta rikthejë në Kombëtare për ndeshjet e marsit ndërsa rikujtojmë që gjatë vitit 2025 nuk pati ftesë për Seferin. Ky duket edhe momenti i duhur, pasi Shqipëria është në nevojë në sulm./PanoramaSport


