Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Banka e Shqipërisë: Depozitat në monedhën vendase arrijnë nivele historike, ulet interesi për euron

    February 26, 2026

    Muaji janar ka parë një rritje rekord të kursimeve në monedhën vendase, të ndikuara nga bizneset private dhe institucionet publike, ndërsa depozitat në valutë kanë shfaqur tendencë rënëse, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

    Në muajin e parë të vitit, depozitat e individëve, bizneseve e institucioneve të tjera kanë arritur në 737 miliardë lekë, duke u rritur me një rekord prej 26 miliardë lekësh, ose 4% në krahasim me dhjetor 2025. Me bazë vjetore (janar 2026/janar 2025), kursimet në monedhën vendase janë shtuar me 85 miliardë lekë, ose 13.1%.

    Rritja e pazakontë e janarit është ndikuar kryesisht nga kursimet e bizneseve, që u zgjeruan me 10% (+11 miliardë lekë), si dhe e korporatave publike, me 36% (+9 miliardë lekë), ndërsa kursimet e individëve kanë pasur një ecuri normale.

    Në të kundërt, depozitat në valutë shënuan një rënie të lehtë, duke zbritur në 8.7 miliardë lekë, me një tkurrje prej 37 mln euro, ose 0.4% më pak në raport me dhjetorin. Me bazë vjetore, kursimet në monedhën e përbashkët janë rritur me 629 milionë euro, ose 7.7%.

    Banka e Shqipërisë e raporton stokun e kursimeve totale në lekë dhe euro të konvertuara në monedhën vendase, që në fund janarit arriti në 1.5 trilionë lekë (mbi 15 miliardë euro). Por, për shkak të rënies së monedhës së përbashkët vitet e fundit, stoku i depozitave në euro i raportuar në lekë, rezulton më i ulët.

    Edhe në 2025-n depozitat shënuan rritje rekord në lekë. Në vitin 2025, depozitat në monedhën vendase kanë shënuar rritjen më të lartë historike. Në të kundërt shtesa e kursimeve në euro është ngadalësuar në raport me vittet e mëparshme. Në fund të vitit 2025, në banka ishin të depozituara në monedhën vendase 710.6 miliardë lekë. Ky është niveli më i lartë historik i kursimeve në lekë i regjistruar ndonjëherë. Ndryshe nga kursimet në monedhën vendase, ato në euro u ngadalësuan në raport me vitet e mëparshme, pavarësisht se kanë vazhduar rritjen. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, bizneset, individët e institucionet e tjera kishin në banka në fund të vitit 2025 rreth 8.7 miliardë euro./Monitor.

    banka e shqiperise Depozitat euro leke Muaji janar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026

    Tension në veri të Evropës, bombarduesit rusë pranë Britanisë, NATO ngre F-35 në ajër

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.