Një vrasje me thikë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Kavajë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.3 të qytetit, ku viktimë ka mbetur një 47-vjeçar.
Autori, një 47-vjeçar është në arrati dhe policia po punon për kapjen e tij. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë
“Kavajë / Informacion paraprak
Më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”


