Gjykata Penale ka dhënë vendimin përfundimtar ndaj ish-policit Tomor Çela, duke e dënuar me 23 vite burg për vrasjen e dy personave gjatë trazirave të vitit 1997.
Çela u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri më 2 qershor 2022, pas më shumë se dy dekadash larg vendit. Pas rikthimit, ai kërkoi rigjykimin e çështjes, por trupa gjykuese vendosi të mos ndryshojë vendimin e mëparshëm.
Gjykata la në fuqi dënimin maksimal, duke konfirmuar fajësinë e tij për një nga ngjarjet më të rënda të periudhës së trazuar të ’97-ës.


