Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e FSK-së në Gaza, 89 vota pro për misionin ndërkombëtar

    Irani njofton hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit gjatë armëpushimit

    Gjykata e Posaçme liron nga burgu Klodjan Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut

    January 15, 2026

    Masakrën e Reçakut gjatë luftës në Kosovë e kishte dokumentuar William Walker. 27 vjet pas, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 pjesëtarëve të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë.

    Në Kosovë shënohet sot 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, ku më 15 janar të vitit 1999, në këtë fshat forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Masakra e Reçakut cilësohet si një nga ngjarjet më të rënda të historisë së fundit të Kosovës. Në kuadër të përkujtimit, “Ditët e Reçakut”, institucionet lokale dhe ato qendrore, së bashku me shoqatat e dala nga lufta, organizojnë aktivitete të ndryshme në nderim dhe kujtim të viktimave, për, “ruajtjen e së vërtetës historike dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj”. Në të gjitha shkollat e Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet 15 Janarit – Masakrës së Reçakut.

    Dokumentimi nga Walker

    Masakrën e Reçakut gjatë luftës në Kosovë e kishte dokumentuar William Walker, i cili më 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Pas kësaj masakre, u intensifikuan përpjekjet diplomatike që çuan drejt Konferencës së Rambujesë (Francë), ndërsa në mars të vitit 1999, NATO-ja i sulmoi caqet ushtarake e policore të ish-Jugosllavisë.

    Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

    Ambasadori William Walker po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në shënimin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut. Ai u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ky i fundit në një komunikatë për media u shpreh se “është gjithmonë i lumtur ta mirëpresë dhe ta takojë ambasadorin Walker”, duke shprehur mirënjohjen e tij të thellë, “për rolin historik që ai ka pasur për popullin e Kosovës në ekspozimin e krimeve gjenocidale të Serbisë, për miqësinë e çmuar që vazhdon dhe për angazhimin e tij të pareshtur në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë”.

    Ngritja e aktakuzës

    Dy javë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 21 personave për veprën penale – “Krim i luftës kundër popullsisë civile”. Ata akuzohen se gjatë një operacioni të forcave policore serbe në vitin 1998/99, vranë 45 civilë në fshatin Reçak të Shtimes.

    Të pandehurit, të cilëve iu publikuan vetëm inicialet, janë: O.S., R.M., K.J., G.R., Ž.T., B.J., M.L., R.M., D.DJ., B.M., D.J., M.Š., D.A., S.V., B.M., Z.S., M.J., G.P., D.N., Č.A. dhe Z.J. Prokuroria Speciale ka propozuar që gjykimi ndaj tyre të zhvillohet në mungesë, meqë ata janë “të paarritshëm për organet e drejtësisë” të Kosovës.

    Gjykimi në mungesë, për këtë rast, mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra në vitin 2022. Sipas aktakuzës, në periudhën 1998–1999, të akuzuarit, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës “243 të Mekanizuar”, Armatës së III-të, e njohur si “Korpusi i Prishtinës”, si dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, “kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile”.

    Sipas aktakuzës, ata e kishin granatuar fshatin, kishin kryer kontrolle shtëpi më shtëpi dhe kishin ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, duke i detyruar që të largoheshin nga fshati, “ndërsa burrat e ndaluar i ekzekutuan”. Hetimet e Prokurorisë kanë vërtetuar, thuhet në njoftimin e saj, se “të pandehurit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj civilëve, duke i rrahur me kondakë armësh, shqelma, dru, zinxhirë dhe mjete të tjera të forta”.

    Gjatë luftës në Kosovë të vitit 1998/99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Edhe sot e kësaj dite, afro 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë të Kosovës./DW

    27 vjetori Masakra e Reçakut
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e FSK-së në Gaza, 89 vota pro për misionin ndërkombëtar

    April 17, 2026

    Irani njofton hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit gjatë armëpushimit

    April 17, 2026

    Gjykata e Posaçme liron nga burgu Klodjan Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn

    April 17, 2026

    Trump sulmon sërish NATO-n: Tigër prej letre, i refuzova kur ofruan ndihmë

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.