Banorët e Krujës dhe të zonave përreth kanë protestuar sërish sot, ndërkohë që kërkojnë të kenë akses në autostradën Thumanë-Kashar.
Edhe në protestën e sotme nuk kanë munguar përplasjet me policinë.
Në një moment, qytetarët çanë kordonin e Policisë dhe bllokuan për pak minuta autostradën.
Gjatë përplasjes me policinë, njërit prej protestuesve i ka rënë të fikët dhe kjo ka sjell edhe rëndimin e situatës.
Banorët shprehen të bindur në kërkesën e tyre duke mos u tërhequr deri në plotësimin e tyre.
Rruga Thumanë–Kashar është ndërtuar nga kompania “Gener 2”.
Ndërkohë, edhe pse i kanë dalë disa herë në krah protestës se banorëve, asnjë nga drejtuesit apo deputetët e PD nuk e përmend emrin e pronarit të kompanisë “Gener 2”, Bashkim Ulaj.


