Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur pranë aeroportit komunal të Hammontonit në New Jersey, ku dy helikopterë u përplasën në ajër dhe më pas u rrëzuan. Si pasojë e incidentit, një pilot ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, aksidenti ndodhi rreth orës 11:25 të paradites së të dielës. Autoritetet lokale konfirmuan se helikopterët ranë në afërsi të Hammonton Municipal Airport.
Shefi i Policisë së Hammontonit, Kevin Friel, bëri të ditur se një person u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa piloti tjetër u transportua me urgjencë në një spital të zonës, ku ndodhet në gjendje kritike dhe me lëndime kërcënuese për jetën


