Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    FMN: Tregu i pasurive të paluajtshme po mbinxehet, bankat të bëjnë kujdes

    December 25, 2025

    Rritja e përshpejtuar e kreditimit nga bankat shqiptare sinjalizon një fazë zgjerimi të ciklit financiar që kërkon vigjilencë, vuri në dukje Fondi Monetar Ndërkombëtar në dokumentin e fundit mbi rishikimin e marrëveshjes me Shqipërinë. Normat e rritjes së kreditimit ishin dyshifrore në vitet 2023 dhe 2024, me rritje veçanërisht të shpejta në huadhënien për pasuri të paluajtshme. Ndërsa këto prirje mbështesin aktivitetin ekonomik afatshkurtër, ato gjithashtu ngrenë shqetësime për rrezik sistemik ciklik dhe mbinxehje të tregut të pasurive të paluajtshme, njoftoi institucioni financiar ndërkombëtar. Analiza tregon se sektori bankar shqiptar ka shfaqur përfitueshmëri dhe qëndrueshmëri të fortë. Kthimi mbi aktivet (RoA) dhe kthimi mbi kapitalin (RoE) i bankave shqiptare u pozicionua mbi mesataret e tyre historike në vitet 2023 dhe 2024. Mjaftueshmëria e kapitalit në nivel sistemi mbetet e fortë, me raportin total të kapitalit mbi 19 për qind, dukshëm mbi kërkesën mesatare të përgjithshme për kapital.

    FMN vë në dukje se fitimet e larta dhe kapaciteti i mirë i gjenerimit të kapitalit tregojnë se sektori bankar është i aftë të përballojë një rritje modeste të normës bazë të rezervës kundërciklike  pa shkaktuar shtrëngim të tepruar të kreditimit apo rritje të kostove të huadhënies.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se mënyra se si Banka e Shqipërisë vendos sot për shtesën kundërciklike të kapitalit për bankat është tepër e ngurtë dhe reagon me vonesë ndaj problemeve financiare. Sipas FMN-së, metodologjia aktuale është e ndërtuar kryesisht mbi humbjet e realizuara dhe jo mbi sinjale të hershme të stresit financiar që po krijohet në sistem.

    Sipas rregullave në fuqi, Banka e Shqipërisë merr vendim për lirimin e shtesës kundërciklike vetëm pasi shfaqen shenja të forta të krizës, si rritja e kredive me probleme, humbje të bankave, gërryerje e kapitalit apo kufizime të kreditimit për shkak të mungesës së kapitalit. FMN thekson se këta tregues shfaqen zakonisht disa muaj pas nisjes së një episodi stresi financiar, çka do të thotë se mbështetja për sektorin bankar vjen relativisht vonë.

    Në këtë kontekst, FMN rekomandon që Banka e Shqipërisë të rishikojë metodologjinë dhe ta bëjë atë më fleksibile, në mënyrë që të reagojë më herët kur shfaqen tensione në sistemin financiar.

    Shqipëria ka ndërmarrë hapat e parë drejt kësaj mase në vitin 2025, duke vendosur për herë të parë një kërkesë kundërciklike pozitive për kapitalin e bankave, 0.25% nga qershori 2025 dhe 0.5% nga dhjetori 2025.

    Dokumenti paralajmëron se rritja e shpejtë e kreditimit, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme, po sinjalizon hyrjen e ekonomisë në një fazë zgjerimi të ciklit financiar. Kredia është rritur me ritme dyshifrore në vitet e fundit, e nxitur nga ndërtimi dhe turizmi.

    Në këtë kontekst, FMN vlerëson se një masë kundërciklike e ndërtuar paraprakisht do të shërbente si mekanizëm mbrojtës jo vetëm ndaj rreziqeve të brendshme, por edhe ndaj goditjeve të jashtme, përfshirë luhatjet e kursit të këmbimit dhe përkeqësimin e kushteve financiare ndërkombëtare.

    Bazuar në analiza historike, teste stresi dhe vlerësim ekspertësh, FMN sugjeron se një rezervë sigurie në intervalin 1–2% të kapitalit./Monitor

    U shfaq pa unazë, Ledion Liço dhe Sara Hoxha i japin fund martesës së tyre?

    banka e shqiperise bankat Tregu i pasurive të paluajtshme
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026

    Tension në veri të Evropës, bombarduesit rusë pranë Britanisë, NATO ngre F-35 në ajër

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.