Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi në Lezhë/ Mbyten dy fëmijë në plazhin e Tales

    Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2026

    Udhëzimi, ujë falas deri në 5 m³ në muaj për familjet në ndihmë ekonomike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Protesta e fermerëve francezë/ Hedhin lakra, goma dhe lënë një arkivol para shtëpisë së pushimeve të Macronit

    December 19, 2025

    Që në orët e para të së premtes (19 dhjetor), fermerët francezë janë mbledhur jashtë rezidencës së pushimeve buzë detit të çiftit Macron në Le Touquet, duke organizuar një protestë simbolike me traktorë, banderola dhe një arkivol – si shenjë e asaj që ata e quajnë “vdekja e bujqësisë”.

    “Hani ushqim francez” dhe “Ndaloni taksat” ishin disa nga sloganet e vendosura përpara vilës, e cila ruhej nga forcat e sigurisë. Protestuesit hodhën karroca të tëra me lakra dhe goma jashtë rezidencës së Emmanuel Macron, në kuadër të aksionit të tyre.

    Pakënaqësia u përshkallëzua pas njoftimit të Ursula von der Leyen, e cila të enjten në mbrëmje bëri të ditur shtyrjen e nënshkrimit të marrëveshjes BE–Mercosur për në janar. Konfederata e shoqatave të fermerëve FNSEA e cilësoi këtë vendim si “të pamjaftueshëm” dhe u bëri thirrje anëtarëve të saj të vijojnë protestat.

    Prej disa ditësh, qindra fermerë dhe prodhues – veçanërisht në jugperëndim të Francës – kanë organizuar bllokada rrugësh, demonstrata dhe madje kanë udhëtuar drejt Brukselit për të shprehur kundërshtimin e tyre.

    Sipas tyre, zemërimi lidhet si me mënyrën se si autoritetet franceze po menaxhojnë epideminë e sëmundjes së lëkurës nodulare (LND), ashtu edhe me pasojat që marrëveshja e tregtisë së lirë me Mercosur mund të ketë për prodhimin vendas.

    “Presidenti po lufton për bujqësinë dhe fermerët francezë”, deklaroi një bashkëpunëtor i Macron për BFMTV të premten në mëngjes.

    Fermeret franceze protestë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi në Lezhë/ Mbyten dy fëmijë në plazhin e Tales

    June 19, 2026

    Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2026

    June 19, 2026

    Udhëzimi, ujë falas deri në 5 m³ në muaj për familjet në ndihmë ekonomike

    June 19, 2026

    Përfundon rinumërimi i votave për zgjedhjet e 7 qershorit: Çka tash?

    June 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.