Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Produktet e Apple mund të kushtojnë më shtrenjtë! Rritja e çmimit të çipave prek edhe gjigantin teknologjik

    Procedohen penalisht 23 protestues, penguan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë në Tiranë

    Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Skandali “Qatargate”, eurodeputetes italiane i hiqet imuniteti

    December 16, 2025

    Parlamenti Europian votoi sot për heqjen e imunitetit parlamentar të eurodeputetes italiane të Partisë Demokratike, Alessandra Moretti, në kuadër të hetimit të njohur si “Qatargate”.

    Vendimi u miratua gjatë seancës plenare në Strasburg me 497 vota pro, 139 kundër dhe 15 abstenime. Në të njëjtën seancë, Parlamenti vendosi të konfirmojë imunitetin e eurodeputetes tjetër të Partisë Demokratike, Elisabetta Gualmini, me 382 vota pro, 254 kundër dhe 19 abstenime.

    Eurodeputetët e Lëvizjes Pesë Yje kishin paralajmëruar më herët se do të votonin në favor të revokimit të imunitetit, duke kontribuar në shumicën që çoi në heqjen e mbrojtjes parlamentare për Morettin. Vendimi ka shkaktuar debate të forta politike, pasi një pjesë e kritikëve e konsiderojnë atë më tepër politik sesa të bazuar në argumente ligjore.

    Sipas mbrojtjes së Morettit, provat e paraqitura nga magjistratët belgë janë të kufizuara dhe të paqëndrueshme. Akuzat lidhen me kontakte të saj me ish-eurodeputetin Antonio Panzeri dhe me një udhëtim të supozuar në Katar, gjatë të cilit ajo dyshohet se ka marrë një dhuratë luksoze. Moretti i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke deklaruar se nuk ka qenë kurrë në Katar dhe se nuk ka përfituar asnjë dhuratë apo favor.

    Eurodeputetja pranon se ka pasur kontakte politike me Panzerin dhe Francesco Giorgi, ashtu si shumë kolegë të tjerë, në kuadër të çështjeve institucionale, përfshirë debatin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Katarit në vitin 2022. Ajo thekson se të gjitha veprimtaritë e saj kanë qenë brenda kompetencave parlamentare dhe janë zhvilluar me transparencë të plotë.

    Ndërkohë, Nicola Zingaretti, kreu i delegacionit të Partisë Demokratike në Parlamentin Europian, shprehu besimin se Moretti do të arrijë të provojë integritetin dhe pafajësinë e saj, duke theksuar se ajo do të vijojë normalisht aktivitetin parlamentar gjatë fazës së hetimeve.

    Nga ana tjetër, avokati i Elisabetta Gualminit, profesori Vittorio Manes, e mirëpriti vendimin për konfirmimin e imunitetit të klientes së tij, por kritikoi ashpër prokurorët belgë, duke e cilësuar hetimin si të ndërtuar mbi baza të dobëta dhe potencialisht të rrezikshme për lirinë e veprimtarisë politike të eurodeputetëve.

    Vetë Moretti e ka cilësuar procesin si një “larje hesapesh politike” mes grupeve parlamentare, por ka deklaruar se është e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet dhe të paraqitet para hetuesve për të dëshmuar pafajësinë e saj. Ajo theksoi se kjo çështje duhet të shërbejë si një betejë për mbrojtjen e rolit dhe prerogativave të Parlamentit Europian.

    Alessandra Moretti eurodeputete italiane Qatargate
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Produktet e Apple mund të kushtojnë më shtrenjtë! Rritja e çmimit të çipave prek edhe gjigantin teknologjik

    June 18, 2026

    Procedohen penalisht 23 protestues, penguan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë në Tiranë

    June 18, 2026

    Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

    June 18, 2026

    Të akuzuar për kanosje për marrjen e pasurisë, ndalohen tre efektivë policie

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.