Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    U nda nga jeta dje, Kosova shpall 24 prillin ditë zie për nder të akademikut Rexhep Qosja

    SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike

    Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Oferta “aksidentale” e Sitit për Mesin/ Prapaskenat! Si iu përgjigj ish-presidenti i Barçës: Kush dreqin mendon se je?

    December 15, 2025

    Mançester Siti gjithmonë e konsideronte Mesin një ëndërr të pamundur, por në orët e fundit, Mark Bowen, ish-ndihmës i Mark Hughes, zbuloi se në vitin 2008 klubi bëri një ofertë “aksidentale” për argjentinasin. Kjo ndodhi përpara se Sheikh Mansour të blinte klubin nga pronari i mëparshëm, Thaksin Shinawatra.

    “Ishte pothuajse dita e afatit të transferimeve dhe Gary Cook (drejtori sportiv) i tha Mark Hughes se pronarët donin të bënin një lëvizje. Në një moment, na u desh të bënim 30 milionë oferta për lojtarë, 30 milionë për Berbatov, 30 milionë për Robinhon, 30 milionë për Riberi… Ata thjesht po bënin oferta për klube në të gjithë Evropën për të parë se kush do të binte pre e karremit”, tha Bowen për podkastin Business of Sport.

    “Në fund, doli që Robinho mbërriti. Por, ndërsa e gjithë kjo po ndodhte, në një aktivitet në Londër, presidenti i Barcelonës njoftoi se Mançester Siti me sa duket kishte ofruar 30 milionë për Mesin!” vazhdoi ish-zyrtari i Sitit.

    “Ai mendoi, dikush i ka dërguar Mesit një ofertë. Presidenti i shkroi shpejt duke i thënë: ‘Kush dreqin mendon se je? Të lutem largohu!’”, shpjegoi ai më në fund.

    Në atë kohë, argjentinasi ishte tashmë ndër lojtarët më të mirë në botë dhe kishte përfunduar i dyti në” Topin e Artë’ pas Kristiano Ronaldos.

    Atë verë, klubi nisi të parin nga shumë valë shpenzimesh, me Vinsent Kompani ndër të parët që mbërritën, përveç nënshkrimit të Robinhos nga Real Madridi. Oferta e çmendur për Mesin mund të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë së futbollit nëse do të kishte pranuar./PanoramaSport

    Mançester Siti Mesi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    U nda nga jeta dje, Kosova shpall 24 prillin ditë zie për nder të akademikut Rexhep Qosja

    April 23, 2026

    SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike

    April 23, 2026

    Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë

    April 23, 2026

    Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.