Historiani Olsi Jazexhi e quan “injorant” Ben Blushin. Duke iu referuar shkrimeve dhe librit të tij, Jazexhi thotë se Blushi vjen nga një familje që historikisht ka urrejtje ndaj islamit.
“Ben Blushi nuk është historian. Ai është injorant nga ana e historisë. E dyta, Ben Blushi vjen nga një familje që historikisht ka urrejtje ndaj Islamit, që nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e tij ishin ndoshta me lëvizjen e Vorio Epirit.
Duke dalë te baba i tij Kiço Blushi, i cili ka qenë një nga regjisorët kryesorë të regjimit komunist, ku nëpër filmat e tij ka ndikuar në mënyrë masive për nxitjen e urrejtjes kundër turqve, islamit në Shqipëri. Përmendim filmin Tokë e përgjakur, ku aktorja Margarita Xhepa, luan nënën heroinë vllahe të krishterë, të cilës i vrasin burrin, Mitin apo Dimitri dhe djali i Mitit, Gjergji është ai komunisti që lufton për çlirimin e Shqipërisë nga Islami. Në këtë film beu i Fierit tregohet që është një islamik otoman dhe pse është shqiptar dhe ky beu ishte në aleancë me hoxhën e qytetit. Ben Blushi ndjek linjën e babait të vet, është një linjë islamofobike, injorante. Komunizmi në Shqipëri u soll nga vllahët e Korçës”, deklaron Jazexhi.


