PRISHTINË- Edi, banori i BBVKS ka përjetuar momente surprizuese teksa ka mësuar më në fund të vërtetën për vendndodhjen e Dolces.
Ashtu siç ishte paralajmëruar nga produksioni, të premten atij iu konfirmua se Dolce gjendet aktualisht në reality show-n italian “Grande Fratello”.
Një informacion ky që i dhënë si pjesë e një loje të re nga Vëllai i Madh, ka ardhur me një kosto të konsiderueshme për banorët e BBVK-së: 7000 euro janë zbritur nga çmimi i madh, vetëm që ai të merrte vesh të vërtetën.
Në momentin kur iu transmetua klipi, Edi u shfaq dukshëm i habitur dhe i tronditur. Në video, Dolce shpjegonte “lojën” që e kishte bërë duke i lënë të besonin se do të përballej me gjyq ndërsa në fakt ajo tashmë po jeton aventurën e saj të re në Itali.
Në pamjet e shfaqura brenda shtëpisë së BBVK-së, Dolce shihej teksa po e shijonte maksimalisht përvojën e re në “Grande Fratello”, e qeshur dhe e lirshme mes banorëve italianë. Pas transmetimit të klipit, Vëllai i Madh i sqaroi Edit se Dolce është prej disa ditësh në Itali, duke realizuar një prej surprizave më të mëdha të këtij edicioni. Ky lajm duket se i solli Edit një lehtësim të madh, pasi më herët ai shprehte shpesh shqetësimin për mungesën e saj dhe dëshirën që ajo të rikthehej.
“Ishalla nuk dashurohet.”- tha Edi pasi pa videon.
Kjo deklaratë nënkupton që pavarësisht çdo gjëje vijon ta dojë e të ketë shpresa./Radar.al


