Sandërlendi është rikthyer te fitorja në Premier Ligë. Skuadra e Granit Xhakës ka fituar me shifrat 1-0 në transfertën e Notingemit. Në minutën e 38-të, kapiteni Xhaka dhuroi një asist fantastik për Alderete dhe ky i fundit nuk gaboi për ta dërguar topin në rrjetë. (VIDEO)
Me këtë fitore Sandërlendi ngjitet në vendin e 3-të me 11 pikë, 4 më pak se Liverpuli kryesues.



