TIRANË-Kryeministri Edi Rama pas homazheve në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti ka shkruar edhe një mesazh në librin e ngushëllimeve për mjeshtrin e kinemasë shqiptare.
Numri një i qeverisë nderoi regjisorin e shquar shquar shqiptar në homazhet që u mbajtën këtë të martë në hollin e teatrit të Operas dhe Baletit.
“Jam i bindur që ke menduar shpesh për këtë ditë kur do të ndahesh përgjithnjë nga zhurma e qytetit e do të prehesh në Vunoin tënd, ku paqja e merituar do të jetë mbi ty. Me mall Edi.”-ka shkruar Rama./Radar.al



