Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme Altin Lekgegën, 44 vjeç, autorin e plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit Liridon Rada në Hamallaj të Durrësit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40, pas një konflikti për parkimin e makinës, që fillimisht nisi me debate verbale dhe më pas degjeneroi në përdorimin e armës. Lekgega qëlloi dy herë me pistoletë drejt Radës, duke e plagosur rëndë në shpatull dhe në brinjë. 28-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Pas krimit, autori u largua me një automjet tip Toyota Yaris, por u kap nga policia disa orë më vonë. Ai u dërgua me ambulancë në spital, i shoqëruar nga forcat e rendit.

