Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dukat Fshat, në Vlorë, ku një 67-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet me benzinë brenda banesës së tij.
Shtetasi A. L., 67 vjeç, u dërgua menjëherë për mjekim të specializuar dhe aktualisht po transportohet drejt spitalit të Tiranës, njofton policia.
Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për dokumentimin e plotë të saj.

