Miqësia e dikurshme e ngushtë mes këngëtares së njohur Fifi dhe ish-banores së Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka marrë fund përfundimisht.
Dyshja, që dikur nuk ndaheshin nga njëra-tjetra dhe shpesh shfaqeshin bashkë në publik, sot nuk e ndjekin më as në rrjete sociale – një shenjë e qartë se raporti i tyre është prishur.
Në fillim, Fifi jo vetëm që ndërtoi një shoqëri të fortë me Eglin, por për një periudhë mori përsipër edhe menaxhimin e saj artistik, duke hapur rrugë projekteve të përbashkëta. Mirëpo, sipas burimeve pranë tyre, marrëdhënia u kris për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, të cilat çuan në një distancim të pakthyeshëm.
Së fundmi, fansat vunë re se as Fifi dhe as Egli nuk figurojnë më në listën e ndjekësve të njëra-tjetrës në Instagram. Deri tani, asnjëra prej tyre nuk ka bërë një reagim publik, por ndarja e tyre ka ngjallur mjaft kuriozitet në rrjet.


