TIRANË– Aktori i njohur shqiptar, Mehdi Malkaj është shtruar në reaminacionin e Kardiologjisë në QSUT, për shkak të problemeve me zemrën.
Mësohet se Malkaj ka mbërritur në spital pasditen e së premtes dhe sipas burimeve bëhet me dije se gjendja e aktorit paraqitet e qetë, dhe pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme.


