Gjatë kësaj vere që përkon edhe me muajin e fundit përpara se të konstituohet legjislatura e re në Kuvend çka simbolizon edhe fillimin e mandatit të 4 të kryeministrit Edi Rama, i gjithë fokusi duket se është përqendruar në lirimin e hapësirave publike.
Pas aksioneve në Theth dhe qytete të ndryshme të vendit, për lirimin e hapësirave publike, thirrja nga kryeministri është bërë që të denoncohen të gjitha subjektet që shkelin rregullat, të cilat, nëse refuzojnë të ndërgjegjësohen sipas tij, do të përballen me forcën e ligjit.
Kryeministri ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një mesazh të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe paralajmëron se IKMT dhe Policia e Shtetit ka zbritur në terren me mision mbrojtjen e territorit. Po ashtu, kreu I qeverisë I bën thirrje qytetarëve të denoncojnë këdo që abuzon, ndërsa sugjeron subjektet edhe të vetëreagojnë, njëjtë siç ka ndodhur me shumë struktura në Tiranë e gjetkë.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Nga data 1 gusht IKMT dhe Policia e Shtetit do të ndërmarrin aksione konkrete për lirimin e hapësirave në kufijtë e akseve kombëtare, duke respektuar rregullat dhe ligjet në fuqi për mbrojtjen e territorit
Gjatë kësaj periudhe janë identifikuar raste reagimi të vetë subjekteve, që janë për t’u marrë shembull
I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë denoncimet kudo ku konstatojnë abuzime
Vetëm bashkë jemi të pandalshëm.
Radar.al


