Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kulturë

    Simboli i dhisë Amaltea në heraldikën e Gjergj Kastriot-Skënderbeut

    July 19, 2025
    Simboli i dhisë Amaltea në heraldikën e Gjergj Kastriot-Skënderbeut

    Nga Dorian Koçi

    Amaltea është një figurë thelbësore e mitologjisë e përfaqësuar zakonisht si dhia e shenjtë që ushqeu Zeusin e mitur në shpellat e Kretës, duke e shpëtuar nga përndjekja e të atit, Kronosit. Ky mit i hershëm nuk është thjesht një rrëfenjë për shpëtimin e një hyjnie, por një simbol i kujdesit, mëshirës dhe mbrojtjes hyjnore. Amaltea përfaqëson jetën dhe vazhdimësinë, si dhe lidhjen e shenjtë midis natyrës dhe hyjnores. Në disa versione të mitit, ajo përshkruhet edhe si një nimfë që kujdeset për dhinë, duke u bërë simbol i nënës ushqyese dhe i mbrojtëses së perëndive.

    Ky simbol, i ngulitur thellë në ndërgjegjen mitologjike të qytetërimit , ka kaluar përtej rrëfenjave gojore dhe është gdhendur në kujtesën kulturore përmes artit, skulpturës, dhe sidomos përmes formave të hershme të heraldikës. Në shekullin e parë para Krishtit, dijetari Pompon Atiku, mik i ngushtë i Ciceronit, ndërtoi pranë qytetit të Butrintit një vilë të quajtur “Amaltea”, e cila përmbante një bibliotekë, vepra arti dhe skulptura, duke i dhënë kësaj figure mitologjike një vend të nderuar në peizazhin kulturor të Epirit dhe më gjerë.

    Përfshirja e figurës së Amaltesë në heraldikën e Skënderbeut nuk është e rastësishme. Studiuesit kanë vërejtur se përkrenarja Gjergj Kastrioti Skënderbeu vendos figurën e dhisë – jo thjesht si një simbol pastoral ose fisnor, por në mënyrë të vetëdijshme si një referencë mitologjike dhe kulturore me rrënjë të thella. Në këtë mënyrë, Skënderbeu nuk e shihte veten thjesht si një udhëheqës ushtarak, por si pasardhës i një tradite të lashtë epirote, duke krijuar një vijimësi të drejtpërdrejtë mes Pirros së Epirit, mitologjisë dhe identitetit të tij fisnik.

    Simbolika e dhisë Amaltea në heraldikën e Skënderbeut është dëshmi e një identiteti të kultivuar me kujdes, ku rrënjët mitologjike shërbejnë për të ndërtuar një identitet politik dhe kulturor legjitimues në arenën ndërkombëtare të kohës. Në një epokë ku heraldika ishte mjeti për të komunikuar origjinën, virtytin dhe autoritetin e një udhëheqësi, përdorimi i simbolit të Amaltesë përforconte pretendimin e tij për vazhdimësi me traditën kulturore mitologjike dhe përfaqësimin e Epirit të lashtë si pjesë e drejtë për së drejtë e trashëgimisë arbëre

    Më tej, prania e këtij simboli në trojet e Kaonisë , siç e dëshmon edhe vila e Atikut në Butrint, na bën të kuptojmë se kulti i Amaltesë ka pasur jehonë të gjerë në territoret e Epirit. Butrinti, si një qendër kulturore e rëndësishme antike, nuk ka qenë vetëm qytet i tregtisë dhe i besimeve politeiste, por edhe një urë lidhëse midis botës Kaone dhe traditës romake dhe helene, ku figura si ajo e Amaltesë shfaqeshin jo vetëm në arte, por edhe në filozofi dhe në përfytyrimin përkujdesës të pushtetit.

    Kësisoj, figura e Amaltesë në kontekstin arbër merr vlera të shumëfishta: ajo është një simbol i traditës së lashtë epirote, një element i heraldikës skënderbejane dhe një dëshmi e rrënjëve kulturore që lidhin Arbërinë me civilizimin greko-romak. Në një mënyrë të ngjashme me mënyrën si miti i Amaltesë ushqeu Zeusin për ta përgatitur për udhëheqje, edhe trashëgimia kulturore e kësaj figure ka shërbyer për të formësuar identitetin e udhëheqësve arbër si Skënderbeu, në një bashkësi simbolesh ku mitologjia dhe realiteti historik ndërlidhen për të ndërtuar legjitimitetin e kombit.

    Në epokën e Rilindjes Kombëtare dhe më vonë gjatë formimit të identitetit shtetëror shqiptar, kthimi te këto simbole mitologjike nuk ishte thjesht një kthim pas në kohë, por një përpjekje për të afirmuar se shqiptarët ishin pasardhës të një qytetërimi të lashtë, me një trashëgimi të pasur kulturore dhe politike që shtrihej nga mitet e Olimpit deri te realiteti i qëndresës dhe udhëheqjes në kohë të vështira. Amaltea, për rrjedhojë, nuk është vetëm një figurë e mitologjisë – ajo është pjesë e kujtesës kulturore të një etnie që e kërkon legjitimitetin e vet në rrënjët më të thella të qytetërimit.

    Imazhi 1 : Zeusi foshnjë dhe një faun, të ushqyer nga Amaltea” Galeria Borghese, Romë
    Imazhi 2: Përkrenarja e Skënderbeut, Kunsthistorisches Museum, Vjenë

    Bibliografi :

    1-Cicero. (Epistulae ad Atticum), 1.5.
    2-Elsie, R. (2005). Historical Dictionary of Albania. Scarecrow Press.
    3-Frashëri, K. (2002). Gjergj Kastrioti Skënderbeu: Jeta dhe vepra. Tirana: Dituria.
    4-Grimal, P. (1996). The Dictionary of Classical Mythology. Oxford: Blackwell.

    dorian koci Gjergj Kastriot Skëndërbeu Simboli i dhisë Amaltea
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    June 18, 2026

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    June 18, 2026

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    June 18, 2026

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.