Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një 55-vjeçar, i identifikuar si I. F., ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur më herët nga gjykata për dhunë në familje, dhe dyshohet se ka tentuar të përdhunojë fqinjen e tij 25-vjeçare.
Sipas policisë, ngjarja është denoncuar nga vetë e reja, e cila ka deklaruar se 55-vjeçari u përpoq të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj. Menjëherë pas denoncimit, policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit, ndërkohë që materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.
Forcat e rendit vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe vënien e autorit para drejtësisë.


