Ndërkohë që realizoheshin përgatitjet për vendosjen e kutive për votimin e fshehtë për kryetaren e re të parlamentit Elisa Spiropali, kryeministri Rama shkoi dhe u ul në vendin e deputetëve.
Ndërkohë deputetja e opozitës Andia Ulliri iu afrua Ramës dhe janë parë duke diskutuar së bashku për disa caste.
Ulliri mësohet se ka folur me Ramën lidhur me aksin Thumanë Kashar, pasi ishte ajo që ka marrë pjesë në protestat e banorëve të zonës.


